Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Definitivisht jo me LSDM-në

Thaçi: Definitivisht jo me LSDM-në

Nuk mundet aq lehtë të thyher një marrëveshje, i cili bazohet në principin kudo që ka shumicë shqiptare, të përkrahet kandidati i PDSH-së dhe anasjelltas. Më vjen keq për këtë marrëveshje, e cila mund të ishte një provë për marrëveshje më serioze – tha Menduh Thaçi.

Më vjen keq që marrëveshja më nuk ekziston, është shfuqizuar. Ekziston mundësia të bisedojmë për tema tjera, tha lideri i PDSH-së për Dnenvik, transmeton Shqipmedia.

Menduh Thaçi konfirmoi zyrtarisht se PDSH e vetme do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme lokale, që nënkupton se bashkëpunimi teknik me Branko Cërvenkovskin më nuk ekziston, pasi kohëve të fundit një gjë e tillë është interpretuar në atë mënyrë që lë një mundësi për bashkëpunim me LSDM-në. “Dnevnik” së fundmi informon se Thaçi intenzivisht e përgadit PDSH-në e vetme të kandidojë në zgjedhje sepse partia tashmë i ka promovuar kandidatët për kryetarë komune të cilët sipas bashkëpunimit teknik duhej të ishin të LSDM-së pasi tek ata shumica është e etnisë maqedonase. Me një gjë të tillë Thaçi edhe zyrtarisht i sqaroi dilemat se PDSH pasi e kishte pezulluar bashkpunimin i kishte rihapur mundësitë që të bashkëpunojë me LSDM-në e Cërvenkovskit. Nga LSDM përsërisin se nuk e kanë pezulluar marrëveshjen, por edhe nuk munden që të detyrojnë PDSH-në për të bashkëpunuar me ata në qoftë se ata nuk duan.

– Deklarata ime para ambasadës Amerikane deri diku u keqinterpretua nga mediat dhe është për të ardhur keq kur mi nxjerrin fjalët nga kontesti. Ekziston mundësia për bisedime për tema krejtësisht tjera. Pritëm një kohë nëse do të reflektonin diçka ata të cilët e pezulluan këtë bashkëpunim, por nga ana e tyre nuk pati asnjë reflektim dhe edhe njëherë them se në atë mënyrë nuk mund të bashkëpunohet, ndërsa ditën tjetër të kërkojmë që marrëveshjet të jenë objekt diskutimi. Këtë javë do ti përfundojmë të gjitha kandidaturat për kryetarë komune dhe secili do të jetë me fatin e tij – deklaroi Menduh Thaçi. Lideri i PDSH-së gjithashtu tha se me LSDM bisedojnë për tema tjera, por qartë deklaroi se marrëveshja teknike nuk ekziston dhe nuk ka asnjë shansë për tu krijuar përsëri.
– Nuk mundet aq lehtë të thyher një marrëveshje, i cili bazohet në principin kudo që ka shumicë shqiptare, të përkrahet kandidati i PDSH-së dhe anasjelltas. Më vjen keq për këtë marrëveshje, e cila mund të ishte një provë për marrëveshje më serioze – tha Menduh Thaçi./Shqipmedia

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *