Home / Lajme / Maqedoni / THAÇI; DO VAZHDOJ BASHKPUNIMI ME LSDM, ATËHER KUR LSDM DOTË KËRKOJ FALJE PËR PADREJTËSIT

THAÇI; DO VAZHDOJ BASHKPUNIMI ME LSDM, ATËHER KUR LSDM DOTË KËRKOJ FALJE PËR PADREJTËSIT

Thaçi akuzoi se partia e Cërvenkovskit ka thyer këtë marrëveshje dhe se kjo nismë tani duhet të del mu nga LSDM-ja.

Shkup, 8 nëntor- Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) mund të rikthejë bashkëpunimin e prishur me Lidhjen socialdemokrate (LSDM).

Këtë e ka bërë të ditur lideri i PDSH-së Menduh Thaçi pas takimit me ambasadorin amerikan në Shkup Pol Volers, ku tha se partia e tij është e përgatitur që përsëri të bisedojë me LSDM-në për dalje eventuale të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Ai ka folur edhe për ligjin e “branitellave” duke thënë se dyshon në qëllimet e vërteta të kreut të BDI-së Ali Ahmeti rreth bllokimit të të njëjtës.

Por, Thaçi akuzoi se partia e Cërvenkovskit ka thyer këtë marrëveshje dhe se kjo nismë tani duhet të del mu nga LSDM-ja. “A mundet të rikthehet përsëri bashkëpunimi…? Pra, sinjali do duhet të vijë nga LSDM-ja, se do të respektohet marrëveshja atje ku janë shumicë maqedonasit PDSH të votojë kandidatin e LSDM-së, ndërsa në vendet shumicë me shqiptarë LSDM do të votojë kandidatin e PDSH-së.

Që do të thotë se na nevojitet veprim racional, nuk ka pse të bëjmë inate”, tha Thaçi. Bile numri një i PDSH-së Thaçi ka shprehur bindjen e tij se e tërë kjo situatë e krijuar lidhur me ligjin e “branitellave”, bëhet me qëllim që partnerët e koalicionit të shpërqendrojnë vëmendjen e popullit nga problemet e vërteta me të cilin përballen çdo ditë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *