Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Pse e prishëm marrëveshjen me LSDM, e vërteta për Kërçovën

Thaçi: Pse e prishëm marrëveshjen me LSDM, e vërteta për Kërçovën

5 nëntor-Do të e kenë shumë të vështirë, jashtëzakonisht të vështirë kandidati shqiptar të fitojë për shkak se Ali Ahmeti dhe BDI-ja 10 vite u mundësuan maqedonasve që të e mbushin Kërçovën me banesa me oficer maqedonas, me qindra familje maqedonase dhe tash mundësia e tyre që të na fajësojnë me të padrejtë është zero. NE nuk do të kemi kurrfarë përgjegjësie dhe kurrfarë faji për atë që do të ndodh në Kërçovë në zgjedhjet e fundit”, deklaroi Thaçi.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka sqaruar më detajisht prishjen e marrëveshjes teknike me Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë për bashkëpunim dhe përkrahje të ndërsjellët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Çështja e Marrëveshjes teknike që u bë me opozitën maqedonase rezultoi e dështuar. PDSH-ja dëshmoi që është korrekte dhe e hapur për të biseduar, mirëpo kur merremi vesh në diçka, marrëveshja duhet të respektohet. Definitivisht u bindëm se metodologjia e punës së maqedonasve nuk ndryshon, ata fillimisht thonë dakord jemi me këtë marrëveshje por më pastaj duan që të i ri-negociojnë pjesët e marrëveshjes, njësoj si e bënë me Marrëveshjen e Ohrit e cila duhej të implementohet deri në 2004. Çka bënë maqedonasit, reviduan çdo pjesë të saj, normalisht me ndihmën e BDI-së, por sot nuk ka ngel asgjë nga kjo marrëveshje, prandaj jo vetëm që i kemi problemet e njëjta, por edhe më keq”, theksoi Thaçi në një takim me banorët e Dobridollit të Gostivarit.

Sipas tij, ai është përkujdesur që t`i thotë edhe liderit të opozitës maqedonase se duhet që të jenë të kujdesshëm me PDSH-së, sepse siç nënvizoi ajo kjo parti nuk është si partitë e tjera shqiptare.

“PDSH kërkon, respekton dhe sigurisht deri në fund e çon partneritetin e vërtetë, Jo nënshtrim, por partneritet, nëse shqiptarët në Maqedoni janë 30% sigurisht që ai partneritet duhet që të jetë për të gjithë marrëveshjet 30%, jo i kujtohet atij a mund që të bisedojmë për Strugën ose për dikë tjetër, Marrëveshja ishte shumë e qartë në zonat, në Komunat ku ka shumicë shqiptare ata obligoheshin që të mbështesin kandidaturat e Partisë Demokratike Shqiptare dhe anasjelltas. PDSH-ja edhe njëherë dëshmoi se kur përmendet interesi kombëtar i shqiptarëve si mënyrë për të manipuluar ose për të e shkelë, PDSH-ja tolerancë nuk ka dhe nuk ka asnjë tolerancë edhe për të ardhmen kushdo që prej forcave politike maqedonase do të e fitojë legjitimitetin dhe do të del përballë PDSH-së”, deklaroi kreu i PDSH-së.

Ai ka sqaruar edhe paralajmërimin e tij të dhënë për të mbështetur BDI-në për Kërçovën dhe për zërat për një koalicion zgjedhor me këtë parti.

“Fenomeni i Kërçovës dhe dalldisjet që kanë bërë këto ditë se PDSH-ja qenka shumë afër për të bërë koalicion me BDI-në s’është e vërtetë, PDSH-ja vazhdon që të konstatoj zëshëm se përgjegjësi kryesor, fajtori kryesor për këtë gjendje të rëndë të shqiptarëve në Maqedoni sot e 10 vjet vazhdon që të jetë BDI-ja, por Ne nuk kishim rrugëdalje tjetër në Kërçovë, ishte një mbështetje e detyrueshme që duhej të ju jepet kandidatit të tyre që nesër mos na fajësojnë me ato 300 apo 400 vota që i kemi, të na thonë ju nuk na përkrahët dhe nuk fituam. Do të e kenë shumë të vështirë, jashtëzakonisht të vështirë kandidati shqiptar të fitojë për shkak se Ali Ahmeti dhe BDI-ja 10 vite u mundësuan maqedonasve që të e mbushin Kërçovën me banesa me oficer maqedonas, me qindra familje maqedonase dhe tash mundësia e tyre që të na fajësojnë me të padrejtë është zero. NE nuk do të kemi kurrfarë përgjegjësie dhe kurrfarë faji për atë që do të ndodh në Kërçovë në zgjedhjet e fundit”, deklaroi Thaçi.

Ai ka folur edhe për gjendjen e shqiptarëve në planin e përgjithshëm në Maqedoni si dhe ofertën që ofron PDSH-ja për zgjedhjet lokale. Kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit është zgjedhur Isen Shabani

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *