Home / Lajme / Rajon / Thaçi takon ambasadorët e vendeve të BE-së

Thaçi takon ambasadorët e vendeve të BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua të mërkurën me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Ai i njoftoi ambasadorët për takimin e dytë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, që u mbajt në Bruksel.

Thaci i siguroi ambasadorët se gjatë gjithë proçesit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të sigurojë transparencë maksimale, dhe se platforma kryesore e këtij proçesi mbetet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e kryeministrit, ambasadorët e vendeve të BE-së shprehën mbështetjen e plotë për kryeministrin Thaçi dhe për qeverinë e tij në proçesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Po të mërkurën, kryeministri i Kosovës ka informuar mbi takimin edhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala.

Kryeministri Thaçi theksoi se nga të gjitha temat që janë diskutuar, më me prioritet është trajtuar çështja e të pagjeturve, pasi është një problem human dhe shumë e dhimbshme që duhet të zgjidhet patjetër.

Kërkesë tjetër e këtij dialogu mbetet edhe implementimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, por edhe domosdoshmërinë e transparencës së financimit të sektorëve të ndryshëm në Kosovë nga ana e shtetit serb, me theks të veçantë të strukturave paralele në veri të vendit.

“Zhbërja e strukturave ilegale të sigurisë që funksionojnë në veri të vendit është kushti kyç që duhet të përmbushë Serbia në raport me Bashkimin Evropian, për të bërë progres drejt integrimit në BE”, theksoi kryeministri Thaçi.

Sipas njoftimit për shtyp, ishte konstatim i përbashkët se ky proçes është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi është edhe mundësia dhe rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, nga e cila do të përfitojnë jo vetëm qytetarët e të dy vendeve, por edhe i gjithë rajoni.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *