Home / Lajme / Rajon / Tirana sot nis festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë

Tirana sot nis festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë

Bashkia e Tiranës ka bërë publike programin e aktivitete që do të organizohen nëkryeqytet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Aktivitetet do të zgjasin tre ditë duke filluar nga data 26 nëntor e deri në datën28 nëntor.

Datë 26 Nëntor:

11:00 Ceremoni përkujtimore për ngritjen e flamurit në Tiranë, 100 vjet më parë –Inaugurimi i Mozaikut të Flamurit

11:30 Nisja e panairit “Blej produkte shqiptare” (rruga “Murat Toptani”)

11:30 Ekspozita historike e AQSH “100 vjet Tirana”
(trotuari përpara Galerisë Kombëtare të Arteve)

12:00 Koncert me grupe rock
(rruga “Murat Toptani”)Unit Band; Xhejn Kumria; The Room; Marsela Çibukaj; Grupi Na; Burn; Renis Gjoka Band

17:00 Ceremonia e inaugurimit të sheshit “Shqiponjës” (rrethrrotullimi i Doganës)

18:30 Koncerti filarmonik i Orkestrës Rinore Shqiptare, drejtuar nga dirigjenti Aldo Ceccato (TKOB)

20:00 Koncert me këngë patriotike, me këngëtarë e grupe Rap(rruga “Murat Toptani”)

Big Basta; Lazy feat Elia; Bimm-Bima; Egen Nr; Noizy; Tuna; Mc Kresha; Lyrical Son; Lavda; Dafina Zeqiri

Datë 27 Nëntor:

10:00 Vazhdon panairi “Blej Produkte Shqiptare”

10:00 Koncert me këngëtarë të rinj (rruga “Murat Toptani”)

11:00 Prezantimi i përmbledhjes me këngë patriotike (Teatri i Metropolit)

15:00 Ceremonia e përurimit të shtatores së heroit Adem Jashari (rruga e Durrësit)

20:00 Koncert me grupe rock, me këngë patriotike (rruga “Murat Toptani”)

Renis Gjoka; Kamela & Top Shoë Band; Valon Shehu; Grupi Na; Grifshat; Vedat Ademi

Data 28 nëntor:

Aktivitetet nisin nga ora 10.00-14.00
Rruga “Murat Toptani”:

– Panairi “Blej produkte shqiptare”

– Koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore
Eranda Libohova; Eni Koci; Ardian Trebicka; Soni Malaj; Redon Makashi; Greta Koci; Elton Deda; Valon Shehu; Mentor Haziri; Elhaida Dani; Bojken Lako; Alban Skënderaj

– Ekspozita “100 vjet Tirana” – (trotuari i GKA)
Lulishtja tek parku “Rinia” (tek Shatërvani)-Këndi i Fëmijëve:

– Telajo për pikturën me temë “100 vjet Pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m)

– Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për Fëmijë, shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj)

– Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)

– Animatorë (lojra, pikturime në fytyrë, tullumbace)

– Foto point me personazhe të Pavarësisë
Lulishtja “Tre Vëllezërit Frashëri”:

– Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, shkolla e Baletit)
Ura tek rruga “Ibrahim Rugova”:

– Performancë e Cirkut
Rr. “Ismail Qemali” (pedonale):

– Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit

Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”:

* Foto point me personazhe historike

* Rreth 100 animatorë, të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën, që shpërndajnë flamurë të vegjël dhe organizojnë lojra.

Sheshi “Skënderbej”:

* Ceremonia e prerjes së Tortës (TKOB)

* Hedhja e parashutistëve të Red Bull me Flamurin Kombëtar.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *