Home / Lajme / Rajon / Tribunali i Hagës liron nga akuzat Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj

Tribunali i Hagës liron nga akuzat Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj

29 nëntor-Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj janë liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj, është dënuar me gjashtë vjet heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturim” të të burgosurve të UÇK-së.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka liruar nga të gjitha akuzat Ramush Haradinajn, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balajn.

Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”, u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Xhustise Moloto.

Të tre ata janë rigjykuar pjesërisht nën akuzën për “trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të burgosurve” në atë që quhej kampi ushtarak i Jabllanicës, më 1998″.

Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj janë liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj, është dënuar me gjashtë vjet heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturim” të të burgosurve të UÇK-së.

Rigjykimi, që ka nisur më shumë se dy vjet më parë, ka ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rëndësishëm”.

Ndërkohë, siç njoftojnë mediat në Prishtinë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në Sheshin Nëna Terezë të Prishtinës, ku, përmes ekraneve gjigante, kanë ndjekur drejtpërdrejt leximin e vendimit përfundimtar për rastin.

Fishekzjarrët kanë mbuluar qiellin e Prishtinës, ndërsa qytetarët e përlotur kanë uruar njëri-tjetrin.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *