Home / Sport / UEJL festoi ‘100 vite Pavarësi’

UEJL festoi ‘100 vite Pavarësi’

‘Po me siguri jemi shumë të kënaqur të gjithë ne që u angazhuam për këtë manifestim, me siguri edhe publiku, por edhe aktorët ndeshjeve. Ishte një atmosferë me të vërtetë e këndshme, ku nuk ka fjalë për të përshkuar emocionet. Të tre ndeshjet ishin kualitative dhe besoj se me sukses e kaluam dhe e dhamë këtë provim ne si Universitet i Evropës Juglindore, ne si tetovarë dhe ne si shqiptarë të Maqedonisë’, deklaroi trajneri i ekipit të futsallit të UEJL-së, profesori Afrim Jonuzi.

Në vitin kur shteti shqipëtar feston 100 vjetorin e pavarësisë dhe në gjitha anët organizohen manifestime të ndryshme për të shënuar këtë datë të madhe, nuk ka qëndruar mangët edhe Universiteti i Evropës Juglindore që të martën përmes një manifestimi sportiv në futboll të vogël shënoi këtë jubile të madh të flamurit ‘kuqezi’. Kombëtarja e Shqipërisë, ajo e Kosovës dhe ekipi i UEJL-së u përballën mes veti në këtë manifestim të bukur, që tuboi numër të konsiderueshëm të tifozëve dhe figurave të njohur në vend. ‘Në rradhë të parë nuk ishte e rëndësishme se kush do të merr vendin e parë, ishte kënaqësia që jemi me vëllezërit shqiptar. Nuk kishte më bukur se sa të festohet 100 vjetori me vëllezërit tanë në Tetovë, këtu në Maqedoni luajtëm për flamurin shqiptar. Jemi gjithë vëllezër dhe mendoj se bëmë një aktivitet shumë të bukur. E falemenderoj universitetin Europian për ftesën që na ka bë dhe ne gjithmonë do jemi të gatshëm që të pranojmë ftesë të këtilla. Në emër të Federatës shqiptare të futbollit, dhe në emër të zotit Duka, presidentit të FSHF-së, ju shpreh me sinqeritetin më të madh urime për 11-të vitet e universitetit edhe 100 vite tjera. Ky universitet të ecë bashkë me 100 vitet e flamurit tonë, 100 vite shtet. Edhe një herë me gjithë zemër ju falemenderoj për gjithë respektin që keni dhënë shqipes, Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve’, deklaroi seleksionuesi i kombëtares së Shqipërisë, Alban Hasani, ndërsa me të u ndërlidh edhe homologu i tij nga Kosova, Ramadan Cimili. ‘Së pari i falemenderoj udhëheqësit e Tetovës që na bënë këtë ftesë. Kjo është hera e dytë që unë marr pjesë me kombëtaren e Kosovës dhe e ndjej veten sikur në Kosovë. Ka qenë një organizim i mrekullueshëm, më duket se kemi treguar cilësi të lojës, meqenëse kemi qenë të hendikepuar me mungesën e disa lojtarëve. Por megjithatë dëshiroj që edhe ne të ftojmë Tetovën kur të kemi manifestime të ndryshme në Kosovë. I falemenderoj përzemërsisht në të gjitha aspektet’, tha Cimili. Trajneri dhe njëri prej më të angazhuarve në organizimin e këtij manifestimi, Afrim Jonuzi, pas mbylljes nuk gjente fjalë për të përshkruar kënaqësinë dhe emocionet që e përfshinë në shënimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar. ‘Po me siguri jemi shumë të kënaqur të gjithë ne që u angazhuam për këtë manifestim, me siguri edhe publiku, por edhe aktorët ndeshjeve. Ishte një atmosferë me të vërtetë e këndshme, ku nuk ka fjalë për të përshkuar emocionet. Të tre ndeshjet ishin kualitative dhe besoj se me sukses e kaluam dhe e dhamë këtë provim ne si Universitet i Evropës Juglindore, ne si tetovarë dhe ne si shqiptarë të Maqedonisë’, deklaroi trajneri i ekipit të futsallit të UEJL-së, profesori Afrim Jonuzi. Në tre ndeshje të zhvilluara rezultati ishte në plan të dytë, por gjithsesi aktorët në teren sollën performansë të shkëlqyeshme, duke kënaqur të pranishmit në tribuna. Pasi tre rivalët u përballën ndërmjet veti, vendi i parë i takoi Shqipërisë me 6-të pikë, pasi mundi Kosovën 7:5 dhe UEJL-në 3:2. Vendin e dytë e zuri Kosova me tre pikë falë fitores 3:1 përballë Universitetit të Evropës Juglindore, të cilët u renditën në vendin e tretë pa pikë të fituara. Organizatorët për tre ekipet e pjesëmarëse ndanë Kupa dhe mirënjohje, duke vlerësuar të gjithë aktorët si fitues të këtij manifestimi të bukur.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *