Home / Lajme / Maqedoni / UEJL kremtoi 11 vjetorin

UEJL kremtoi 11 vjetorin

21 nëntor-Me këtë rast presidenti i bordit Denis Farington, foli për figurën e ish kryetarit të PDSH-së Arbën Xhaferi, ku sipas Farington-it, Xhaferi, ndërtoi një universitet I cili do të shërbejë komunitetit shqiptarë për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë në të ardhmen.

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë me një ceremoni solemne ka shënuar 11 vjetorin e themelimit. Në përvjetorin e 11-të të këtij universiteti rektori Zamir Dika, tha se mesazhi i këtij përvjetori është cilësia e arsimit të lartë.

“Gjatë përgatitjeve të këtij përvjetori vendosëm që të zgjedhim një temë të vetme për të cilën do të flasim dhe me vjen mirë që njëzëri me kolegët në menaxhment konstatuan se ajo të jetë cilësia. Jo vetëm për të konfirmuar përkushtimin e universitetit tonë ndaj cilësisë, por njëherësh duke shikuar edhe ndarë me të tjerët bindjen dhe vlerësimin tonë se piëkrisht cilësia është kryefjala e një rrezatimi pozitiv në këtë mjedis të arsimit të lartë të disperzuar dhe të masivizuar në Maqedoni”, tha Dika.

Ndërkaq, ambasadori i Shqipërisë në maqedonisë Arben Çejku, në fjalën e tij përshëndetëse tha se duke nderuar të kaluarën, ne punojmë për të ardhmen.

“Universitetet tona, akademitë, fakultetet, shkollat e qendrat e mendimit shqiptar kudo që janë, sot e në të ardhmen, kanë misionin e shenjtë për të përgatitur gjeneratat e reja për shekullin e dytë të pavarësisë. Universitetet janë e duhet të mbeten laboratorë të mendimit dhe ideve progressive, sepse qendrat e dijes janë të përjetshme. Edukimi dhe arsimi janë pasuria më e çmuar e çdo kombi”, tha Çejku.
Ndërkaq, në këtë ceremoni ish kryetari tashmë i ndjerë I Partisë Demokratike Shqiptare Arbën Xhaferi është shpallur anëtar nderi i UEJL-së, ndërsa amfiteatri LH-4 do të mbajë emrin e Arbën Xhaferit me ç`rast edhe u shpalos pllaka me emrin e tij.

Me këtë rast presidenti i bordit Denis Farington, foli për figurën e ish kryetarit të PDSH-së Arbën Xhaferi, ku sipas Farington-it, Xhaferi, ndërtoi një universitet I cili do të shërbejë komunitetit shqiptarë për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë në të ardhmen. Në ceremoninë e ditës së hënë, poashtu janë ndarë edhe disa mirënjohje, në mesin e të cilëve edhe revistës shkencore për ekonomi dhe biznes Utilitia, në saje të kontributit për nxitjen e mendimit kritik, publikimin e punimeve me impact të fuqishëm mbi mendimin studenbtesk si dhe për organizmin e simpoziumeve, debateve të hapuira publike dhe konfrenecave të ndryshme.

Në ceremoninë e ditës së hënë për shënimin e 11 vjetorit të themelimit të UEJl-së, ishin të pranishëm ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, rektor të universiteteve të Tetovës, Shkupit dhe mysafirë të tjerë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *