Home / Sport / Ultrasit e Lacios sulmojnë tifozët e Totenhem

Ultrasit e Lacios sulmojnë tifozët e Totenhem

Një tifoz britanik i Totenhemit po lufton me jetën pas goditjeve me thikë që mori në rrugët e Romës ku ndodhej për të parë ndeshjen mes skuadrës së tij të zemrës dhe Lacios.

Tifozi 25-vjeçar u sulmua në ambientet e një bari në Romë nga një grup që autoritetet italiane e cilësuan si të “mirëorganizuar ultrasish ekstremistë”. Gjatë përleshjeve u përdorën shkopinj, gurë dhe thika, ndërsa ultrasit lacialë të maskuar me helmeta dhe kapuç hodhën parrulla anti-hebraike.

Totenhemi është një skuadër me një numër të konsiderueshëm tifozësh hebrenj, e kjo sipas dëshmitarëve ka nxitur reagimet naziste të tifozëve italianë, të njohur edhe për incidente të tjera të këtij lloji. Gjatë zhvillimit të ndeshjes u hapën pankarta si “Juden-Totenhem” (Juden është fjala gjermane për hebrenjtë) dhe “Free Palestine”.

Ndërkohë, presidenti i Lacios, Lotito hodhi hipoteza se sulmi nuk ishte vepër e tifozëve të skuadrës së tij.

“Kur të dalë në shesh e vërteta se kush qendron pas këtyre sulmeve, disa njerëz do të habiten me të vërtetë. Është e thjeshtë të vendosësh një maskë e të sulmosh njerëzit në rrugë duke pretenduar se je tifoz i Lacios”, tha ai.

Kryetari i bashkisë së Romës, Xhani Alemano bëri thirrje për vendosjen para drejtësisë së personave përgjegjës, por shtoi se nëse vërtetohen parrullat anti-semitike atëherë cështje është shumë serioze.

Tifozët lacialë janë të njohur për reagimet e ashpra ndaj tifozëve kundërshtarë. Në ndeshjen me Totenhem, të zhvilluar në Londër, ultrasit kënduan këngë me sfonde raciste ndaj futbollistëve me ngjyrë të skuadrës londineze e për këto incidente Lacio u gjobit me 40 mijë euro nga UEFA.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *