Home / Sport / United humb pozitën e parë

United humb pozitën e parë

Manchester Unitedi ka pësuar humbje minimale prej 1-0 nga Norwich City, në ndeshjen që u zhvillua të shtunën në Carrow Road.

Djajtë e Kuq zhvilluan një gjysmë të parë të dobët, ndërkohë që vendasit ishin për t’u lëvduar kur kihet parasysh kundërshtari i tyre.

Sido që të jetë, pas 45 minutash nuk pati gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.

Angazhimi i Norwichit krahas mbështetjes së madhe të tifozëve u shpagua në gjysmën e dytë.

Pas një ore lojë, një krosim të Javier Garridos e priti Anthony Pilkington për të shënuar golin e merituar.

Në vazhdim të ndeshjes, mysafirët nuk kishin fuqi që ta ndryshonin rezultatin, ashtu që u desh të pajtoheshin me dështimin.

Kjo humbje e lë Manchester Unitedin në pozitën e dytë në tabelë, ndërkohë që vendi i parë tashmë i takon kampionit në fuqi, Manchester City.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *