Home / Sport / Vardari dhe Shkëndija liderë

Vardari dhe Shkëndija liderë

Shkëndija dhe Vardari ndajnë pozitën e parë në fillim të ciklit të dytë në Ligën e Parë, pasi shënuan fitore bindëse në kuadër të javës së 12-të. Shkëndija shënoi fitore 3-1 kundër Pelisterit , që u prezantua mjaft mirë në fillim të ndeshjes, duke avansuar në fillim të takimit. Vardari mundi Rabotniçkin, Horizonti ndalet me barazim pa gola me Teteksin, ndërsa pëson Renova në Kërçovë. Drita humb bindshëm nga Bregallnica, ndërsa Metalurgu barazon me Sileksin.

Të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e javës së 12-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, ku erdhi deri te ndrimi i pozitës së parë. Pas barazimit të Horizontin me Teteksin dhe fitoreve të Vardarit dhe Shkëndijës, dy skuadrat ‘kuqezi’ me nga 24 pikë ndajnë pozitën e parë në renditje. Ekipi tetovar me rezultatin 3:1 mundi Pelisterin në Tetovë, në një takim interesant, me shumë raste, 4 gola, të gjithë në pjesën e parë, kthesë të rezultatit dhe në fund gëzim për tifozerinë tetovare në krye me ‘Ballistët’ e shkëlqyeshëm. Por gjërat nuk nisën mirë për Shkëndijën, që pa veten në disavantazh në minutën e 8-të. Ish-futbollisti i tetovarëve, Ilir Elmazovski godet portën, Nikov mbron për një cast, ndërsa Gllavevski, një tjetër ish-futbollist ‘kuqezi’, shënon pa problem për epërsi të miqve dhe heshtje në stadium. Shkëndija tani hidhet e tëra në sulm dhe kërkon përmbysjen, mirëpo miqtë mbrohen me sukses deri në minutën e 22-të, kur vendasit sjellin aksion të përkryer, Emini kombinon me Ejupin që assiston drejt Pollozhanit, ndërsa ky i fundit me një të majtë të fortë realizon për 1:1. Sulmet e Shkëndijës vazhduan edhe më tej dhe në minutën e 42-të pas harkimit të Eminit nga këndi, Nexhipi me qetësi realizon për 2:1. Pak më vonë Demiri nuk realizon, kur goditja e tij preket nga Korunovski dhe përfundon në traversë, mirëpo në minutën e fundit të pjesës së parë, Ejupi nuk gabon nga afërisa dhe realizon për 3:1. Pjesa e dytë kaloi me dominim të plotë të Shkëndijës, që sulmonte dhe krijonte raste të shumta, mirëpo pa mundur të sjellë golin e katërt. Mundësinë më të mirë e kishte Taipi, goditja e të cilit ndalet në kornizën e portës kundërshtare. Në fund pikët mbeten në Tetovë dhe Shkëndija vazhdon luftën për titullin e kampionit, duke u ngjitur tani në ndarje të pozitës së parë me Vardarin. Këta të fundit në derbin e Shkupit me golat e Himenezit dhe Kostovskit, mundën 0:2 Rabotniçkin. Renova pëson tjetër humbe, kësaj rradhe 2:0 në Kërçovë nga Napredoku, që realizon me anë të Ballazhit dhe Vrenovskit. Stojanov, Mitrov dhe Naumov shënojnë për Bregallnicën në fitoren 3:0 ndaj Dritës, ndërsa Metalurgu ndalet baraz 1:1 me Sileksin. Vendasit avansuan në minutën e 10-të me anë të Çurlinovit, ndërsa në minutën e 36-të mbetën me një futbollist më pak. Epërsinë numerike miqtë e shfrytëzuan duke barazuar në minutën e 77-të me anë të Velinovit. Lideri i deridjeshëm, Horizont Turnova, befasisht është ndalur me barazim pa gola me skuadrën e fundit në renditje, Teteksin.

Rezultatet
Turnovo Z.-Teteks 0-0
Napredok-Renova 2-0
Rabotnicki-Vardar 0-2
Bregallnica-Drita 3-0
Metalurg-Sileks 1-1
Shkëndija-Pelister 3-1

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *