Home / Sport / Vardari ruan kreun e renditjes

Vardari ruan kreun e renditjes

Horizonti priti kampionët në fuqi, në një ndeshje interesante, ku Vardari kishte mundësitë më të mira për të shënuar, në fund takimi mbyllet me rezultatin e barabartë 0:0, që Vardarin e len në pozitën e parë në renditje me 32 pikë të tubuara.

Të dielën u zhvilluan ndeshjet e mbetura të javës së 16-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni, pas së cilave Vardari ka arritur të ruajë kreun e renditjes. Pikërisht skuadra nga Shkupi ishte pjesë e derbit të javës, në të cilën Horizonti priti kampionët në fuqi. Në një ndeshje interesante, ku Vardari kishte mundësitë më të mira për të shënuar, në fund takimi mbyllet me rezultatin e barabartë 0:0, që Vardarin e len në pozitën e parë në renditje me 32 pikë të tubuara, një më shumë se Horizonti në pozitën e dytë. Napredoku ka mundur 1:0 Pelisterin dhe është ngjitur në pozitën e tretë në renditje, duke i’u falemenderuar barazimit 1:1 të Rabotniçkit me Shkëndijën. Metalurgu reagon shpejtë pas debaklit nga Shkëndija në Kupë, pasi tani mund 1:0 Bregallnicën në Shtip, ndërsa Teteksi në Tetovë shënoi fitore 2:1 përballë skuadrës së Sileksit.

REZULTATET E JAVËS SË 16-TË:
RENOVA 2:0 DRITA
RABOTNIÇKI 1:1 SHKËNDIJA
TETEKSI 2:1 SILEKSI
HORIZONT T. 0:0 VARDARI
BREGALLNICA 0:1 METALURGU
NAPREDOKU 1:0 PELISTERI

TABELA:
1. VARDARI………..32
2. HORIZONTI………31
3. NAPREDOKU………29
4. SHKËNDIJA………28
5. METALURGU………27
6. BREGALNICA……..23
7. DRITA………….23
8. RENOVA…………20
9. RABOTNIÇKI……..18
10. PELISTERI………15
11. SILEKSI………..12
12. TETEKSI…………9

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *