Home / Sport / Villa kalon 300 golat si profesionist

Villa kalon 300 golat si profesionist

david Villa ka çuar në 301 numrin e golave të shënuar në karrierën e tij si profesionist, falë dy golave të shënuar në suksesin 3-1 të Barcelonës në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj Deportivo Alavesh.

30 vjeçari ka arritur të kthehet përsëri pranë formës së tij më të mirë, duke lënë pas dëmtimin që i kushtoi 9 muaj larg fushave të futbollit, pasi theu këmbën në dhjetorin e kaluar, ndërsa tani ka arritur shifrën e 39 golave për Barcelonën, skuadër të cilës iu bashkua në fillimin e sezonit 2010-2011 nga Valencia.
Të 301 golat si profesionist të “El Guahe” kanë ardhur me fanellën e Sporting Gijon, Saragoza, Valencia, Barcelona dhe kombëtares të Spanjës, ku me këtë të fundit ai është afirmuar si një prej golashënuesve më të mirë në qarkullim në futbollin botëror.

GOLAT E DAVID VILLAS
Sipas ekipeve:
Kombëtarja: 53
Sporting Gijon: 41
Saragoza: 38
Valencia: 129
Barcelona: 39

Sipas turneve:
Primera Division: 166
Segunda Division: 38
Kombëtare: 53
Liga e Kampioneve: 15
Kupa e Mbretit: 14
Superkupa e Spanjës: 2
Kupa UEFA: 11
Kupa Intertoto: 1

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *