Home / Lajme / Maqedoni / VOTIM VETËM ME DOKUMENTE PERSONALE BIOMETRIKE

VOTIM VETËM ME DOKUMENTE PERSONALE BIOMETRIKE

Të drejtë vote në zgjedhjet e ardhshme të kenë shtetasit e Republikës së Maqedonisë të cilët posedojnë letër njoftimi ose pasaportë të vlefshme, është një nga rekomandimet e grupit punues për pastrimin e Listës zgjedhore që u takua sot.

Maqedoni 14 Nëntor – Sipas raportit të fundit të MPB-së, 132.893 shtetas të Republikës së Maqedonisë janë pa dokumente personale biometrike dhe të vlefshme, ndërsa 32.070 prej tyre jetojnë jashtë shtetit. Numri i përgjithshëm i votuesve përfundimisht me 31 tetorin e vitit 2012 është 1.878.029 votues.

Komisioni zgjedhor shtetëror përpunoi video klip, i cili do të emetohet në servisin publik dhe i cili do t’i ftojë qytetarët të cilët ende nuk kanë nxjerrur dokumente biometrike ta bëjnë këtë. Po ashtu, anëtarë të grupit punues pajtohen në kontroll në terren, por sipas Bedredin Ibraimit nga KSHZ-ja kjo duhet të bëhet pas përfundimit të punës së Listës zgjedhore. Për këtë qëllim, sipas tij, duhet të ndahen 10 milionë denarë.

Ibraimi, i cili e udhëheq grupin punues, pas mbledhjes theksoi se është bërë Listë cilësore zgjedhore, por që të mbetet ashtu, do të duhet shërbimet të punojnë me përkushtim dhe me kohë ta azhurnojnë Listën zgjedhore.

Mbledhja e ardhshme e grupit punues, sipas Ibraimit, e cila njëheri është edhe e fundit, do të mbahet në gjysmën e parë të dhjetorit këtë vit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *