Home / Lajme / Rajon / VV: Ministri Rexhepi “është i korruptuar dhe kriminel”

VV: Ministri Rexhepi “është i korruptuar dhe kriminel”

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, është i korruptuar, kriminel, i nënshtruar ndaj Serbisë dhe strukturave të saj paralele si, i dhunshëm dhe plotësisht i papërgjegjshëm karshi popullit të vet. Kështu pohuan aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët të dielën në një aksion simbolik në qendër të Prishtinës, paraqitën skandalet e ministrit Rexhepi.

Frashër Krasniqi, aktivist i Vetëvendosjes tha se pas skandalit të pasaportave, i cili megjithatë nuk është skandali i fundit i Bajram Rexhepit, është konfirmuar edhe njëherë që nuk ka kontratë a tender në të cilin nuk vjedhin ministrat dhe kryeministri i kësaj qeverie.

Nënshtrimi i Bajram Rexhepit me shokë karshi Serbisë dhe strukturave të saj paralele në Kosovë, sipas Krasniqit, është gjithashtu i lidhur me po këtë korrupsion e kriminalitet. Ai po ashtu pohoi se bashkëpunëtorët shqiptarë të kriminelëve në veri të vendit, të cilëve mos shtrirja e sovranitetit të Kosovës në atë pjesë iu konvenon shumë, janë shokë të Bajram Rexhepit, kurse importuesit e mallrave të Serbisë në Kosovë, janë financuesit e Hashim Thaçit dhe partisë së tij.

“Bajram Rexhepi është dukja më e paskrupullt, e të vërtetës së këtij pushteti. Ky ministër na i shfaqë sheshit më shumë se askush tjetër tri elementet kryesore që e karakterizojnë secilin ministër tjetër dhe vetë kryeministrin e kësaj qeverie. Është i korruptuar dhe kriminel, i nënshtruar deri në pikë të fundit ndaj Serbisë dhe strukturave të saj paralele si dhe është i dhunshëm dhe plotësisht i papërgjegjshëm, karshi popullit të vet”, pohoi ai.

Krasniqi po ashtu theksoi se është e qartë që pushtetarët fashistë në Serbi, nuk do të dëshironin asnjëherë ndërrimin e kësaj qeverie, duke qenë se ka aq shumë përputhje në mes të planeve të Serbisë dhe veprimtarisë së Qeverisë së Kosovës, transmeton KP.

Kjo qeveri, gjegjësisht Bajram Rexhepi, sipas tij nuk e ka kursyer forcën e shtetit dhe atë e ka përdorur vetëm kur përpara i kanë dalë qytetarët e këtij vendi.

“Në Kosovë, sikur që nuk ka ministri të zhvillimit por të shkatërrimit ekonomik, njësoj nuk ka Ministri të Punëve të Brendshme, por Ministri të Pisllëqeve të Bajram Rexhepit. Vullnetin tonë për çlirim të plotë, për zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, për barazi e drejtësi, po e pengojnë një tufë kriminelësh si puna e Bajram Rexhepit. Por, historia na e mëson që nuk ka pengesë e cila e shuan vullnetin e një populli. Fuqia jonë është shumë më e madhe se sa ajo e pushtetit, mjafton që të bëhemi bashkë”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *