Home / Sport / Xhaka, përveç Lacios është edhe Arsenali

Xhaka, përveç Lacios është edhe Arsenali

Pakënaqësia e shfaqur publikisht nga Granit Xhaka për eksperiencën e tij te Borusia Mynshengladbah, duket se ka zgjuar interesimin e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, të cilat janë të gatshme të marrin futbollistin kosovar që luan me përfaqësuesen e Zvicrës.

Nëse pak ditë më parë vetë futbollisti deklaroi se nuk do të refuzonte një ftesë nga Lacio që në janar, tashmë duket se një tjetër emër i madh po interesohet seriozisht për të, Arsenali. Sipas calciomercato.com. “topçinjtë” kanë hedhur sytë nga futbollisti i talentuar kosovar, pasi mendojnë se ai është një lojtar i përshtatshëm për planet e tyre të rritjes së futbollistëve të rinj.
Kuptohet që Xhaka është nën kontratë me Borusia Mynshengladbah, klub të cilit iu afrua gjatë verës dhe ku ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2017. Por pakënaqësitë publike kanë bërë që situata e tij në klub të ndryshojë dhe ai të marrë në konsideratë edhe largimin gjatë janarit.
Vetë klubi gjerman nuk do të dëshironte të hiqte dorë nga një futbollist me të ardhme, por nëse Lacio apo Arsenali bëjnë një ofertë që kalon 10 milion eurot, atëherë do të ishte gati të ulej në tavolinën e diskutimeve.
Arsenali do të ishte zgjedhja ideale e Xhakës, duke parë se Venger i jep shumë prioritet mesfushës dhe nën drejtimin e tij, gjatë 15 viteve të fundit, nga radhët e kësaj skuadre kanë dalë disa nga mesfushorët më të njohur të futbollit botëror.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *