Home / Lajme / Maqedoni / Xhamisë së larme i kthehet shkëlqimi

Xhamisë së larme i kthehet shkëlqimi

14 nëntor-
“Në vitin 2010 aplikuam në ambasadën e SHBA-ve për fondet që ndahen për mbrojtje kulturore dhe në vitin 2011 morrëm përgjigje pozitive ndërsa më 15 shtator nënshkruam edhe marrëveshjen me ambsadën pikërisht në Xhaminë e Pashës. Me fondit prej 94 mijë dollarë ky monument fetar dhe kulturor do të ketë një shkëlqim më të mirë pa mos e humbur vitalitetin dhe pamjen e dikurshme” thotë Shehabi.

URIM HASIPI

TETOVË-Me një projekt të finacuarë nga Amabasada Amerikane në Maqedoni Fondi të ambasadorit për mbrojtje kulturore Xhamisë së Pashës në Tetovës i kthehet shkëlqimi dhe pamja e mëhershme.

Në këtë monument fetar të njohur tashmë janë në fazën përfundimtare punët rreth fasadës së jashtme. Në këtë objekt gati se një vit punohet rreth kthimit të pamjes së dikurshme ndërsa punimet zhvillohen rreth dekorit të jashtëm të mureve të xhamisë Sipas ish drejtorit të qendrës për konsevrim Behuxhidin Shehabi, me këtë projekt xhamisë së pashës në Tetovës do ti ktehet pamja e dikurshme që ka pasur.

“Në vitin 2010 aplikuam në ambasadën e SHBA-ve për fondet që ndahen për mbrojtje kulturore dhe në vitin 2011 morrëm përgjigje pozitive ndërsa më 15 shtator nënshkruam edhe marrëveshjen me ambsadën pikërisht në Xhaminë e Pashës. Me fondit prej 94 mijë dollarë ky monument fetar dhe kulturor do të ketë një shkëlqim më të mirë pa mos e humbur vitalitetin dhe pamjen e dikurshme” thotë Shehabi.

Ndryshe me 15 shtatorë të vitit 2011 gjatë një vizitë në xhaminë e Pashës në Tetovë Ambasadori amerikan Poll Uollers nëshkruajti një marrveshje me ministren e kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska për rekustruimin e fasadës së jashtë të kësaj xhamie me vlerë prej 94.700 dollarë amerikanë. Përmes këtij fondi, gjatë një viti është bërë rekonstruimi i dekorit të jashtëm të mureve të xhamisë. Kjo është ndihma e dhjetë me radhë, nga fondi i ambasadorëve të SHBA-ve për këto lloj monumente, ndërsa punimet rpiten të përfundojnë në fund të muajit nëntor të këtij viti.

Ndryshe Xhamia e Pashës është e vendosur në anën e djathtë të lumit Shkumbin, në afërsi të Hamamit të vjetër dhe urës së gurit, dhe paraqet një atraksion të vërtetë kulturor dhe fetar në qytetin e Tetovës.

Kjo Xhami, e ndërtuar në vitin 1495, e rindërtuar në vitin 1834 nga Abdurahman Pasha, është ndër vendet më të vizituara në Maqedoni, kurse muri që e rrethon këtë xhami është rindërtuar në vitin 1991.Të dhënat rreth ndërtimit dhe rindërtimit ruhen në hyrje të Xhamisë me qëllim që vizitorët e shumtë të njihen me historikun e kësaj xhamie.
WWW.TVKOHA.TV

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *