Home / Lajme / Rajon / XHANDARËT SËRB PATRULLOJNË NË VERI TË KOSOVËS

XHANDARËT SËRB PATRULLOJNË NË VERI TË KOSOVËS

Një njësi elite e xhandarmërisë së Serbisë po patrullon në veri të Kosovës. Grupi sipas burimeve të gazetës është nën vëzhgimin e drejtpërdrejtë të Qeverisë së Beogradit, dhe ka për qëllim që të veprojë në terren sipas zhvillimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ka nisur mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.

Ekzistimin e këtij njësiti të veçantë e kanë konfirmuar për gazetën në kushte anonimiteti burime ndërkombëtare dhe një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës. Ekzistimi i tyre është i njohur për institucionet e Kosovës dhe për prezencat ndërkombëtare në vend, ndërkaq që sipas burimeve të gazetës ata po operojnë edhe jashtë strukturave të përhershme të MUP-it në veri të Kosovës.

Sipas burimeve të gazetës, njësiti i veçantë po merret edhe me “menaxhimin” udhëheqësve lokalë të veriut, të cilët janë të pabindur edhe ndaj Beogradit”.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *