Home / Lajme / Maqedoni / Xhevat Sherifi ishte i autorizuar për formimin e Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoninë

Xhevat Sherifi ishte i autorizuar për formimin e Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoninë

Në mbledhjen e sotme të zgjeruar të KSHA-së në Çikago ku merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e shoqatave dhe të veprimtarëve,u theksua nevoja që bashkaënërisht të tejkalohen të gjitha ndasitë dhe farkimet që po e demtojnë historikun kombëtar ndër vite të shqiptaro-amerikanëve në shtetin e Illinoisit

Duke i bërë një vështrim aktualitetit të kësaj pjese të diasporës shqiptare në Amerikë,Xhevat Sherifi në cilësinë e kryetarit të nismës së LDSH-së për Maqedoninë dhe njëherësh kryetar i KSHA-së,theksoi se kohëve të fundit janë shtuar zërat me tone dhe më mesazh të përqarjeve tona karshi rrugës historike kombëtare.Më tej Sherifi shtroj domosdonë se ai në tërë rrugëtimin që kanë bërë tërë asociacionet shqiptaro-amerikne në Çikago,nuk ka qenë dhe as që është pjesë e këtyre farkimeve dhe të toneve të përqarjeve,ndonëse më shumë se kjo,sipas tij,është kauza kombëtare shqiptare në atdhe për të cilën kemi punuar me përkushtim.

Të pranishmit theksuan njëzërit se për nismën për formimin e Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoninë që do të përfshijë tërë segmentet e caktuara shqiptare nëpër botë dhe Amerikë,KSHA-ja në Çikago e pati autorizuar Xhevat Sherifin që të marrë pjesë në Nju Jork në organizimin dhe platformën kombëtare të këtij asociacioni politiko-kombëtar deri në zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni.Ndaj,në paraqitjen e disa shkrimeve që u lansuan në mjetet e informimit në Maqedoni për gjoja se Xhevat Sherfi nuk qenkësh legjitim në këtë rrugëtim kombëtar,nuk qendron para mesazheve të përqarjeve që,për fatin jo të mirë,po gatuhën nëpër disa qarqe të caktuara politike në Shkup dhe Tetovë e të lansuara nga morothonomakët e kotësisë në rrugët e Çikagos.Në vazhdim të këtij takimi u tha se nisma për organizimin e LDSHA-së nëpër botë dhe Amerikë ka për qëllim të seniziblizojë edhe njëherë para institucioneve demokratike të botë dhe SHBA-së se shqiptarët në Maqedoni kanë mbetur në margjinat e politikës ditore të regjimit aktual.Për këtë do të dëgjohet zëri dhe argumentet tona që është e drejtë universale për lirinë dhe demokracinë.

Fare për fund vlen të theksohet se të pranishmit në mbledhjen e sotme në Çikago, i dhanë përkrahje në aktivitetin e mëtejmë kombëtar të Xhevat Sherifit dhe kërkuan që tërë spektri shqiptaro-amerikan të unifikojë aktivitetin e përbashkët në kohën kur në atdhe nga qarqet antishqiptare po sendertohen programet për të balansuar sa më shumë çështjen shqiptare në Ballkan dhe në Maqedoni,që është i njohur për kauzën tonë kombëtare.Edhe KSHA-ja(Komuniteti i ri)ka kaluar me zgjedhje të shpejtë duke e tejkaluar Komisionin Zgjedhor(me kryetar Vllaznim Sherifi)që në këtë mbledhje u tha se kërkohet organizimi i zgjedhjeve të reja dhe sipas programit dhe të platformës së mirë të Komisionit Zgjedhor që u (mbivotua)shpejt e shpejtë.Të pranishmit në këtë mbledhje ishin njëzerit që të ndalohet dukuria e paraqitjes me mesazhe të përqarjes në mjetet toan të informimit,kur koha shqiptare kërkon unifikimin e rrugëtimit e të unitetit të KSHA-së në Çikago.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *