Home / Sport / Zanetti: Është fitore historike

Zanetti: Është fitore historike

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka deklaruar pas fitores ndaj Juventusit se triumfi në Juventus Stadium është historik për klubin Nerazzur.

Interi i dha fund ecurisë prej 49 ndeshje pa humbje Juventusit dhe pos tjerash ia shkaktoi humbjen e parë Juventusit në stadiumin e ri.

“Po, është fitore historike, sidomos për fuqinë e kundërshtarit tonë. Ne e dimë se Juventusi është i pamposhtur një kohë të gjatë dhe meritoi të jetë në krye të tabelës. Ne po synojmë të jemi ekip i madh dhe besoj që rruga të cilën po shkojmë është e drejtë”.

“Ne jemi skuadër e re që dëshiron të fitojë për titullin në fund të sezonit. Fitorja ishte plotësisht e merituar, e arritur me shumë karakter”, ka deklaruar Zanetti.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *