Home / Sport / Zbulohet fjalimi i parë i Guardiolës te Barcelona

Zbulohet fjalimi i parë i Guardiolës te Barcelona

“Pep Guardiola, një mënyrë tjetër për të fituar” është libri autobiografik që tregon jetën e trajnerit katalanas dhe ka zbuluar disa nga prapaskenat e karrierës së tij, sidomos ato nga momenti kur mori drejtimin e skuadrës së Barcelonës. Sipas autorit, Guijem Balag, fjalimi i tij para skuadrës në qendrën stërvitore në Skoci është një nga ngjarjet që cilësohet ende si historike mes lojtarëve katalanas.

“Ju mund ta imagjinoni se çfarë motivimi i madh është për mua të jem këtu, të drejtoj këtë skuadër. Mbi të gjitha, unë e dua këtë klub. Nuk do të marr asnjëherë një vendim që do të dëmtojë apo do të ecë kundër klubit. Çdo gjë që do të bëj, do të bazohet mbi dashurinë që ndjej për Barcelonën”, ishte premtimi me të cilin Guardiola filloi fjalimin tij të parë në sallën e mbledhjeve të skuadrës.
“Kjo skuadër ka kaluar një periudhë ku jo të gjithë ishin aq profesionistë sa duhej të ishin. Por tani ka ardhur koha që të gjithë të vrapojnë dhe të japin maksimumin. Unë kam qenë pjesë e klubit dhe i di gabimet e të kaluarës. Do t’ju mbroj deri në vdekje, por edhe do të kërkoj shumë nga ju, ashtu si ndaj vetes”.
“Unë do të kërkoj vetëm këtë nga ju. Nuk ju them asgjë nëse pasoni gabim apo nuk arrini të gjuani topin me kokë dhe ne pësojmë gol, për sa kohë që e di që po jepni 100% të mundësive tuaja. Unë mund t’ju fal çdo gabim, por nuk ju fal nëse nuk i jepni zemrën dhe shpirtin Barcelonës. Nuk dua rezultate, dua spektakël. Zotërinj, kjo është Barça! Kjo është ajo që kërkohet nga në dhe kjo është ajo që unë kërkoj nga ju”, është fjalimi që sipas shumë prej të pranishëmve (Ksavi, Iniesta, Mesi, Henri apo Pike), bëri që nga ai moment, skuadra të ndiqte verbërisht nga mbrapa trajnerin, i cili u bë më i suksesshmi në historinë e klubit katalanas.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *