Home / Lajme / Maqedoni / Zbulohet një rrjet prostitucioni në Ohër

Zbulohet një rrjet prostitucioni në Ohër

Policia e Maqedonisë ka zbuluar një rrjet prostitucioni në Ohër, me ç`rast janë ndaluar disa maqedonase dhe bullgare.

Rrjeti po funksiononte në një banesë private të 48 vjeçarit N.P nga Ohri, i cili si organizator i këtij aktiviteti të paligjshëm. Në kuadër të operacionit policor, në banesën e njejtë janë gjetur edhe 3 kilogram drogë të llojit marihuanë.

Gjatë operacioni policia ka gjetur në banesë dy shtetase bullgare, një shtetase maqedonase dhe dy klientë nga Veleshta e Strugës.

MPB informoi se janë gjetur para, telefona cellular si dhe sende të tjera që janë konfiskuar për nevojat e hetimeve. Policia informoi se personi i ndaluar si pronar i banesës është i njohur për organet e rendit dhe disa herë është përballur me aktakuza penale. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *