Home / Lajme / Maqedoni / 15 vjetë burg për Haris Beqirin

15 vjetë burg për Haris Beqirin

Haris Beqiri, 20 vjeçari nga lagja Hipodrom e Shkupit u dënua me 15 vjet burg, për shkak të një incidenti, ku ai me armë zjarri kishte plagosur tre veta në këtë lagje të Shkupit dhe kishte nxitur terrorizimin e banorëve të lagjes.

Shkup, 07 Nëntor – Ngjarja ka ndodhur më 22 mars të këtij viti, kur i riu nga kjo lagje kishte marrë një kallashnikovë dhe kishte nisur të shtiejë në çdo drejtim duke plagosur tre veta. Beqiri atë natë kishte refuzuar që ti dorëzohet edhe organeve policore, ndërsa ai i kishte drejtuar armën edhe pjesëtarëve të njësitit “Alfa”, të cilët më pas kanë arritur arrestimin e tij. Akuza mbi të rëndon për tentim për vrasje, grabitje, posedim të paligjshëm të armëve, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe sulm ndaj personit zyrtar. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *