Home / Sport / Abidal: Më kërkon PSZH, por do të rri te Barça!

Abidal: Më kërkon PSZH, por do të rri te Barça!

Erik Abidal ka pranuar se është shumë pranë kthimit të tij në fushat e lojës, pasi ka filluar të stërvitet me intesitet të plotë me skuadrën e Barcelonës dhe mjekët i kanë thënë se është në gjendje të luajë rregullisht, vetëm pak muaj pas transplantimit të mëlçisë.

Por lojtari gjithashtu ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të lëvizë nga Barcelona, pavarësisht ofertave të rëndësishme që ka patur për t’u kthyer në Francë, ku kërkohet nga PSZH. Besnikëria e tij pritet të vlerësohet nga Barcelona me një kontratë tjetër, që do të fillojë menjëherë pas përfundimit të asaj aktuales, e cila mbyllet me 30 qershor të viti 2013.
“Është e sigurt se PSZH ishte interesuar për mua, por familja ime ndjehet mirë në Barcelonë dhe unë dëshiroj që të vazhdoj këtu”, theksoi ai për mediat franceze.
“Kam kaluar një moment të vështirë të jetës time. Sëmundje të tilla të ndryshojnë. Por deri tani kam bërë një riaftësim gradual dhe tani kam marrë dritën e gjelbër nga doktorët që të kthehem të luaj futboll”, tha lojtari francez.
Pak ditë më parë, drejtuesit ëe Barcelonës hodhën poshtë të gjithë zërat se po planifikohet largimi i Abidal, duke bërë të qartë se në kontratën e tij ekzistonte një klauzolë e vendosur në kohën e Guardiolës, ku ajo rinovohej automatikisht sa herë që ai luante një ndeshje në sezon. Ndaj Abidal mjafton të luajë vetëm një takim në muajt e parë të vitit 2013, për të zgjatur me një tjetër vit kontratën e tij me katalanasit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *