Home / Lajme / Maqedoni / Aeroporti funksionon mirë, trenat dhe autobusët me vonesa

Aeroporti funksionon mirë, trenat dhe autobusët me vonesa

Shkup, 11 Dhjetor – Bora në Maqedopni gjatë mëngjesit të sotëm ka flluar të bie me intensistet më të lartë.

Rrugët në vendet malore janë vështirë të kalueshme ose disa prej tyre të bllokuara tërësisht, pasi makinat e pastrimit ende nuk kanë filluar të punojnë në këto akse rrugore.

Sipas Auto-Moto Lidhjes së Maqedonisë në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale të vendit komunikacioni është i vështirësuar dhe zhvillohet në kushte të dimrit, në rrugë të lagura dhe të mbuluara me borë.

Për shkak të borës dhe mbetjeve, janë vendosur nadlesa për qarkullimin e veturave të rënda edhe atë në rrugën Gostivar – Strazhë – Kërçovë, Gostivar – Mavrovë – Dibër dhe Ohër-Bukovë-Resnje, si dhe në rrugën Strugë – kufiri me Shqipërinë. Sugjerohet kujdes më i madh gjatë vozitjes dhe të mbahen me vete të gjitha pajisjet për voztje gjatë dimrit.

Komunikacioni në të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale të vendit po zhvillohet me vështirës dhe i ngadalësuar në rrugë të lagështa dhe rëshiqtëse, posaçërisht në pjesën perëndimore të vendit, ku vërehen rreshje të borës. Tash për tash pa ndalesa zhvillohen qarkullimi ajror, si dhe trafiku vendor dhe ndërkombëtar dhe transporti ndërurban i autobusëve, tek të cilët ka vonesa.

Nga stacioni hekurudhopr në Shkup informojnë se trenat qarkullojnë me vonesate zakonshme për kushte dimërore deri në gjysmë ore dhe se nuk ka anulime të trenave të parashikuara me itinerarin. Autobusët në linjat ndërkombëtare nisen dhe arrijnë me vonesa prej gjysmë ore deri në dy orë, ndërsa deri më tani nuk ka paralajmërim zyrtar për anulim të linjave, thonë nga Stacioni i autobisëve në Shkup.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *