Home / Sport / Agim Ibraimi më i miri në 2012

Agim Ibraimi më i miri në 2012

Futbollisti tetovar Agim Ibraimi është shpallur sportisti më i mirë shqiptar në Maqedoni për vitin 2012, në manifestimin tradicional të organizuar në të shtunën në Tetovë nga Klubi i Atletikës Studenti, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri dhe komunat e Tetovës dhe Gostivarit. boksieri Nuri Seferi mori çmimin e sportistit më të mirë që vepron në diasporë.

Të shtunën në Tetovë Klubi i Atletikës Studenti dhe Liga shqiptare e futbollit në Austri, të mbështetura nga Komuna e Tetovës dhe Gostivarit organizuan manifestimin tradicional sportiv në të cilin u zgjodhën më të mirët për vitin 2012. Sportisti dhe futbollisti më i mirë i vitit në Maqedoni për vitin 2012 me plotë meritë u zgjodh Agim Ibraimi, i cili me Mariborin fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Sllovenisë, kishte paraqitje të shkëlqyeshme në Liga Evropa, ndërsa kohëve të fundit ishte bindshëm futbollisti më i mirë i kombëtares së Maqedonisë. Çmimi i sportistit më të mirë shqiptar nga Maqedonia që vepron në diasporë i ka takuar kampionit evropian në boks, Nuri Seferit. Ndërkohë përveç fituesve në mesin e 10-të sportistëve më të mirë të vitit u nominuan edhe skiatori Dardan Dehari, boksieri Fatlum Zhuta, futbollisti Sedat Berisha, atleti Kastarat Beshiri, karateisti Ferat Kërbliqi, volejbollisti Pllumb Vela, mundësi Rufat Ismaili, futbollistët Argjend Gafuri, Ferid Agushi e Betim Miftari si dhe tenisti Shëndrit Deari.

‘Pikërisht ky vlerësim është ajo që më shtyn të punoj edhe më shumë dhe të kontriboj për vendin tonë, për kombin shqiptar. Është me të vërtet një kënaqësi dhe një nder i vacant për mua dhe një vlerësim që më jep shumë motiv për të ardhmen‘, deklaroi boksieri Nuri Seferi që për herë të tretë me rradhë është në mesin e më të mirëve në këtë manifestim, gjithnjë duke i’u falemenderuar performansës së tij në luftat e rëndësishme për tituj. Ndërkohë në mungesë të Agim Ibraimit, shpërblimet në emër të tij i pranoi menaxheri i vetë futbollistit. Sportisti më i mirë i ri u zgjodh karateisti Berat Jakupi, atletja Valbona Selimi u shpall sportistja më e mirë e vitit, ndërsa Jeton Beqiri mori çmimin e trajnerit më të mirë. Organizatorët përveç shpërblimeve për sportistët që spikatën me rezultatet e tyre, kanë ndarë gjithsej 100 mirënjoheje, duke përshtatur këtë manifestim me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Për meritat madhore në sportin shqiptar me mirënjohje u nderuan Shaban Tërstena, Shaban Sejdiu, Azis Salihu, Enver Idrizi, Refik Jaja dhe Ifrahim Luta. Me mirënjohje post mortum u nderuan Milaim Çegrani dhe Sefer Saliu, ndërsa për kontributin e dhënë në avansimin e sportit shqiptar në Maqedoni u nderuan të gjitha mediat në vend, mes të cilëve edhe televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *