Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takohet me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Lars Vahlund

Ahmeti takohet me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Lars Vahlund

27 dhjetor-Sipas tij NATO dhe BE mbeten prioritete dhe përcaktime programore të BDI-së prandaj edhe duhet të ndërmerren hapa konkrete, në koordinimin me komunitetin ndërkombëtar, për t’i tejkaluar të gjitha pengesat për realizimin e suksesshëm të këtij objektivi.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Lars Vahlund.

Siç njoftoi kabineti i krytearit të BDI-së, bashkëbiseduesit folën rreth situatës aktuale politike në vend si dhe rreth kornizës së Bashkimit Evropian për marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Vahlund shprehu interesimin e tij për zhvillimet politike në vend pas situatës së krijuar ditë më parë si dhe për angazhimin e vendit dhe të të gjitha partive politike për plotësimin e kornizës Evropiane nga samiti i fundit i Bashkimit Evropian si dhe zgjidhjes së çështjes së emrit.

Ahmeti falemnderoi ambasadorin Vahlund për përkrahjen e Suedisë në samitin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duke thënë që avancimi i arritur është sukses i përbashkët i komunitetit ndërkombëtar dhe i vendit.

“Njëkohësisht, miqtë ndërkombëtarë duhet të vijojnë ndihmën e tyre në realizimin sa më të saktë dhe më të shpejtë të obligimeve të parapara në kornizën Evropiane. Në këtë vijë nevojitet angazhimi konstruktiv i të gjitha partive politike, mediave dhe shoqërisë civile që Maqedonia të marrë date për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian”, tha Ahmeti në takim.

Çështja e emrit është një pengesë që qëndron midis Maqedonisë dhe integrimit të vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, prandaj dhe duhet të zgjidhet sa më shpejt, theksoi Ahmeti duke thënë se dhe Bashkimi Demokratik për Integrim është i gatshëm të japë kontributin e vet maksimal.

Sipas tij NATO dhe BE mbeten prioritete dhe përcaktime programore të BDI-së prandaj edhe duhet të ndërmerren hapa konkrete, në koordinimin me komunitetin ndërkombëtar, për t’i tejkaluar të gjitha pengesat për realizimin e suksesshëm të këtij objektivi.

Kryetari Ahmeti u shpreh kundër zgjedhjeve të parakohëshme dhe për sjellje konstruktive nga të gjithë politikbërësit në përputhshmëri me pritjet e Brukselit.

“Bojkoti i institucioneve dhe i zgjedhjeve dëmton subjektet por edhe të ardhmën EuroAtlantike të shtetit dhe për këtë, përgjegjësinë e ndajmë që të gjithë”, theksoi lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *