Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Të bashkohemi për ta mbrojtur imazhin e Maqedonisë

Ahmeti: Të bashkohemi për ta mbrojtur imazhin e Maqedonisë

“BDI do të punojë që të afrohemi për qëllime të larta, sepse, për imazhin e shtetit duhet të gjithë, dhe përgjegjësi kemi të gjithë. Nuk duhet që të punojmë në drejtime të kundërta, pavarësisht nëse jemi në pozitë apo opozitë”, theksoi Ahmeti në takimin e fundit me anëtarësinë e partisë për këtë vit.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka dënuar ngjarjet e fundit në Parlamentin e Maqedonisë, ku me forcë u dëbuan gazetarët nga salla e këtij institucioni.

Në lidhje me ngjarjet e së hënës në Kuvend, lideri i BDI-së u shpreh se opozita gjegjësisht LSDM-ja nuk ka gjetur mënyrën më të mirë për demonstrimin e bindjeve të saj, përmes bojkotit si dhe ka dënuar largimin e gazetarëve nga salla e Kuvendit.

“Buxheti është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët sepse aty janë të ardhurat për të gjithë. Ne e dënojmë dëbimin e gazetarëve nga Parlamenti, sepse mediat duhet të lihen të bëjnë punën e tyre pavarësisht se si ata komentojnë apo interpretojnë, a na pëlqen ose jo, ne duhet t’i bëjmë punët ashtu siç kemi bindjet tona”, theksoi Ahmeti.

Ai tha se, partia të cilët e drejton ai do të kontribuojë që opozita të kthehet në parlament.

“BDI do të punojë që të afrohemi për qëllime të larta, sepse, për imazhin e shtetit duhet të gjithë, dhe përgjegjësi kemi të gjithë. Nuk duhet që të punojmë në drejtime të kundërta, pavarësisht nëse jemi në pozitë apo opozitë”, theksoi Ahmeti në takimin e fundit me anëtarësinë e partisë për këtë vit.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti , i cilësoi si suksese festimet në mënyrë institucionale në Shkup për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, vizitën e dy kryeministrave shqiptarë Sali Berisha dhe Hashim Thaçi.

Ai gjithashtu e përmendi edhe nderimin e dëshmorëve të UÇK-së nga ana e oficerëve të ARM-së duke theksuar edhe një herë se ajo ngjarje dhe manifestimet për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nuk janë bërë për të provokuar askënd.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *