Home / Lajme / Maqedoni / Aksident i pazakonshëm në Zhelinë

Aksident i pazakonshëm në Zhelinë

10 dhjetor- “Nga goditja, polici, shoferi i Reno-së dhe djali i tij, kanë marrë lëndime të lehta dhe mënjëherë janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës. Pas marrjes së ndihmës së parë prindi dhe djali janë lëshuar në shtëpi, kurse polici është mbajtur për kurim të mëtejshëm”, njofton Policia e Tetovës.

Tre persona janë lënduar lehtë, një prej të cilëve polic, gjatë një aksidenti të pazakonshëm në pikën e pagesës në Zhelinë.

Nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë njoftojnë se polici është lënduar gjatë hetimit të një aksidenti të mëhershëm. “Së pari SH.S (53) vjeçar i cili ka drejtuar veturën Reno-Lllaguna, ku ka qenë edhe djali i tij, ka goditur veturën Ford Eskort me targa të Tetovës i cili ka qenë duke paguar në pikën e pagesës.

Më pas ka arritur policia e cila ka filluar të bëjë hetimet, por derisa ka zgjatur hetimi i aksidentit të parë, për shkak të rrugës së rrëshqitshme dhe shpejtësisë së papërshtatshme me kushtet në rrugë, në veturën Reno ka goditur Shevrolet me targa të Shkupit, të cilën e ka vozitur 30 vjeçarja E.T.

“Nga goditja, polici, shoferi i Reno-së dhe djali i tij, kanë marrë lëndime të lehta dhe mënjëherë janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës. Pas marrjes së ndihmës së parë prindi dhe djali janë lëshuar në shtëpi, kurse polici është mbajtur për kurim të mëtejshëm”, njofton Policia e Tetovës.

Krahas dëmit material të tre veturave, është dëmtuar edhe një kabinë dhe pjesë të pikës pagesore në Zhelinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23.00 të shtunën vonë, ndërsa gjatë tërë ditës në rajonin e Tetovës ka pasur gjithsej 6 aksidente, ku në dy aksidente, tre persona janë lënduar.Deri në mesditën e së dielës, nuk janë rregjistruar aksidente serioze.

Aksidentet gjatë periudhës së dimrit në rrugët e Tetovës dhe rrugët rregjionale janë të zakonshme për shkak të kushteve të papërshtatshme në rrugë. Deri të premten në Tetovë ka pasur 400 aksidente më pak se vitin e kaluar, megjithatë aksidentet në këtë periudhë morrën 16 jetëra njerëzish. Gjatë një takimi me gazetarë në fund të javës së kaluar, kryeshefi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë theksoi se shqetësues ende mbetet fakti i numrit të lartë të personave që humbin jetën në aksidente.

“Me kënaqësi mund të them se është ulur numri i aksidenteve edhe atë për 400 më pak se vitin e kaluar. Megjithatë nuk ka vend që të ndjehemi të rehatshëm në këtë drejtim ngase aksidentet në këtë periudhë morrën 16 jetëra njerëzish, një bilans negative që na shqetëson dhe në këtë drejtim në të ardhmen duhet që të ndërmeren masa në aspektin preventive. Gjatë kësaj kohe poashtu numri I lartë është I personave të lënduar në aksidente edhe atë 471 persona të lënduar rëndë ndërsa dëmi llogaritet mbi 33 milion denarë”, u shpreh Bajrami.

Ai bëri të ditur se vitine ardhshëm pikërisht në këtë drejtim do të punohet më shumë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *