Home / Lajme / Maqedoni / Aksident Ohër – Kërçovë, një i vdekur

Aksident Ohër – Kërçovë, një i vdekur

Një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në afërsi të pikës së karburantit “KMP Petrol”, kur janë përplasur dy makina, me ç’rast një person ka humbur jetën.

Zbardhet identiteti i gruas që humbi jetën tragjikisht në këtë aksident të rëndë. Viktima është Ratka S. (1957) nga fshati Llakoçerje-Ohër, e cila ka qënë në veturën e markës “Zastava 101” të cilën e ngiste S.S. (1951) poashtu nga Llakoçerje.

Në aksident janë përfshirë vetura e tipit “Zastava 101” drejtuar nga S.S dhe një veturë e tipit “Golf”, drejtuar nga G.Z. (1988) nga fshati Koroshishtë e Strugës.

MPB bëri të ditur edhe për udhëtarë të tjerë të lënduar. Nga informacionet e para bëhet e ditur se si shkak i aksidentit ishte shpejtësia dhe koha me mjegull në këtë zonë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *