Home / Lajme / Maqedoni / Aktivistët e organizatës “Illyricum Libertas” dënohen me nga 1 vit burg me kusht

Aktivistët e organizatës “Illyricum Libertas” dënohen me nga 1 vit burg me kusht

Anëtarët e “Illyricum Libertas” nga Gjykata e Tetovës janë dënuar me 1 vit burg me kusht dhe fshirjen vizatimit të hartës së Shqipërisë etnike në hyrje të Tetovës.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa aktivistët e kësaj organizate akuzoheshin për nxitje të mosdurimit etnik dhe racor në shoqëri.

Kryetari i ‘Illyricum Libertas’, Valon Kurtishi tha se, vendimi i gjykatës ishte i motivuar politikisht.

“Gjykata themelore Tetovë mori vendim negative dhe na dënoi me një vit heqje lirie por me kusht dhe kushti tjetër është fshirja e grafitit të cilin e shef si negative hartën e Shqipërisë së madhe e cila sipas gjykatës ndjell mendime të errëta nga një e kaluar e hidhur për komunitetin maqedonas të Tetovës dhe më gjerë. Ne nuk jemi të kënaqur me këtë pasi që në njëfarë mënyre akuza vërtetohet me këtë gjykim dhe pas konsultave me avokatët do shohim mundësitë ligjore për të nulifikuar këtë vendim do të them sërish, të motivuar politikisht”, theksoi Kurtishi.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *