Home / Lajme / Maqedoni / AMAN: Qytetarët të japin nënshkrimet për uljen e çmimeve

AMAN: Qytetarët të japin nënshkrimet për uljen e çmimeve

Lëvizja AMAN kundër shtrenjtimeve të çmimeve të energjisë elektrike, ngrohjes dhe derivateve të naftës ka bërë thirrje që qytetarët masivisht ti përgjigjen nismën për nënshkrimet me kërkesën për uljen e çmimeve.

Sipas AMAN, më 7 dhjetor do të nis grumbullimi i nënshkrimeve për kthimin e tarifës së lirë dhe heqjen e detyrimit për pagesën e çkyçjes së ngrohjes.

“Të gjithë qytetarët e moshës madhore kanë të drejtën të japin nënshkrimin e tyre në njësitë rajonale të KSHZ-së në komuna, gjatë çdo ditëve të punës. AMAN bën të ditur se përmes klikimit të këtij linku mund të njiheni me qendrat ku duhet të jepni nënshkrimet e tuaja: http://maps.google.com/maps/ms?ie=UTF8&oe=UTF8&msa=0&msid=216367073198549917852.0004cd0b29d8707200359”, thekson AMAN.

Sipas kësaj lëvizje, energjia elektrike nga viti 2006 ka shënuar rritje të çmimit për rreth 70 për qind. AMAN e mbështetur nga qytetarët muajve të fundit ka mbajtur disa protesta në shenjë revolte kundër vendimit të shtrenjtimeve. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *