Home / Sport / Ançeloti-Lëv, dy alternativat e Murinjos

Ançeloti-Lëv, dy alternativat e Murinjos

Pas lajmit të publikuar në gazetën “Marca” për largimin e Zhoze Murinjos në fund të këtij sezoni, ka filluar gara e zakonshme e spekulimeve për atë që do të jetë zëvendësuesi i tij në stolin e skuadrës së Real Madrid. Po e njëjta gazetë insiston se Florentino Perez ka piketuar që tani dy emra, Joakim Lëv dhe Karlo Ançelotin.

Mendohet se Murinjo mund të shkojë pikërisht të PSZH, pasi klubi francez nuk është i kënaqur me Ançelotin dhe do të dëshironte shumë të kishte në drejtim portugezin që sjell zakonisht me vete edhe një publicitet falas të pazakontë.
Si rrjedhojë, Ançeloti mund të lihet i lirë në fundin e këtij sezoni dhe Florentino Perez mendon se italiani do të ishte një trajner mëse i aftë për të udhëhequr ekipin drejt sukseseve, siç ka bërë me Milanin apo Çelsin.
Më e vështirë duket rruga që të çon drejt Joakim Lëv, i cili ka plan që të qëndrojë në drejtimin e përfaqësueses gjermane deri në Botërorin 2014. Tekniku që ka kthyer Gjermaninë në majat më të larta të futbollit botëror, vëzhgohet prej kohësh nga klubet më të mëdha evropiane. Por ai vetë ka bërë të qartë se nuk do të lërë në mes punën me Gjermaninë, gjithmonë nëse nuk i vjen një ofertë e parefuzueshme. Kuptohet që çdo ofertë nga Real Madrid mund të cilësohet lehtësisht e tillë…

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *