Home / Lajme / Maqedoni / Andrej Petrov: Ka optimizëm në Komisionin Evropian, por është herët të parashikohet rezultati

Andrej Petrov: Ka optimizëm në Komisionin Evropian, por është herët të parashikohet rezultati

4 dhjetor-Ai tha se në Uashington është në kuadër të aktiviteteve partiake, për informim dhe lobim për Maqedoninë. Petrov dje u takua me Dejvid Burger, drejtor për Ballkanin në Departamentin shtetëror, si dhe me profesorin Daniel Server nga universiteti, Xhons Hopkins.

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë dhe sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Andrej Petrov, nga Uashingtoni ku pati takime në Stejt departamentin amerikan, thotë se ekziston një optimizëm i caktuar në Komisionin Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë, por se nuk mund të parashikohet rezultati përfundimtar.

“Unë nuk kam shumë informacione që të mund të sillet vlerësim real për pritjet nga Këshillit Evropian. Ekziston një optimizëm te një pjesë e Komisionit Evropian, megjithatë vendimi është kompleks. Nëse flasim për qëndrimet e të gjitha partive politike në Maqedoni, qëndrimi është që sa më parë Maqedonia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Duke folur realisht, problemin të cilin e patëm akoma qëndron para nesh dhe prandaj nuk është mirë të parashikohet se çka do të ndodhë. Këtë nuk ia lejon vetes as administrata amerikane, nuk do dëshiroja ta lejoj as unë. Maqedonia ishte lider i grupit të Adriatikut, ndërsa akoma është para dyerve të NATO-s. Dy vendet e tjera të grupit tani më kanë hyrë në NATO, ndërsa në prag është edhe Mali i Zi. Aspekti rajonal është i tillë për të mos pasur shumë kohë për pritje. Duhet bërë gjithçka që shteti sa më parë të hyjë në NATO”, deklaroi Petrov.

Ai tha se në Uashington është në kuadër të aktiviteteve partiake, për informim dhe lobim për Maqedoninë. Petrov dje u takua me Dejvid Burger, drejtor për Ballkanin në Departamentin shtetëror, si dhe me profesorin Daniel Server nga universiteti, Xhons Hopkins.

Pas takimit me Burger, Petrov theksoi se qëndrimi amerikan është se dëshirojnë t’i ndihmojnë Maqedonisë të ketë progres në integrimet drejt NATO-s, edhe në strukturat evropiane.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *