Home / Sport / Anelka drejt Anglisë, Henri jo!

Anelka drejt Anglisë, Henri jo!

QPR dhe Uest Hem janë dy skuadrat që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’i ofruar një kontratë Nikolas Anelka, nëse ky i fundit arrin të prishë marrëveshjen ekzistuese me klubin kinez të Shangai Shenhua, siç raportohet në media të ndryshme.

Vetë klubi kinez konfirmoi sot se ka filluar negociatat me lojtarin i cili dëshiron të kthehet sa më parë në Angli. 33 vjeçari iu bashkua Shangai Shenhua në janarin e vitit të kaluar, por duket se nuk është ambientuar me Azinë dhe ekipin e ri, ndonëse pati mundësinë të qëndronte për disa javë edhe si trajner i përkohshëm i këtij ekipi.
Lojtari shihej me vëmendje nga klubet angleze por askush nuk kishte bërë një ofertë, duke menduar se Shangai Shenhua do të kërkonte një shumë prej rreth 10 milion paund për futbollistin. Por tani është mësuar se Anelka është gati të heqë dorë nga rroga e tij e këtij vitit, 7 milion paund, në mënyrë që të lihet futbollist i lirë për t’iu bashkuar cilësdo skuadër që dëshiron.
Nëse një “veteran” po bëhet gati të kthehet në Angli, një tjetër duket se ka bërë prapakthehu në dëshirën e tij për një eksperiencë në këtë kampionat. Përgjegjësi i Nju Jork Red Bulls, Zherard Hulier, ka bërë të qartë se Tierri Henri nuk do të kthehet përsëri në huazim te Arsenali, pasi beson se francezi ka zgjedhur të qëndrojë pranë familjes për pushimet e fundvitit.
“Mu duk e çuditshme kur dëgjova në media për huazimin e tij. Nëse Venger do të dëshironte ta kishte lojtarin, ai do të më kishte telefonuar mua apo drejtorin teknik, Andi Roksburg, por kjo nuk ka ndodhur. Mendoj se asnjë nga të dy palët në këtë çështje nuk ka nevojë për një tjetër eksperiencë të përbashkët. Për më tepër, ai kohët e fundit u bë baba dhe besoj se do të preferojë t’i gëzohet pushimeve”, shpjegoi Hulier.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *