Home / Lajme / Maqedoni / Anulohet vizita e Gruevskit në Kroaci për shkak të mjegullës në aeroportet në Shkup dhe Zagreb

Anulohet vizita e Gruevskit në Kroaci për shkak të mjegullës në aeroportet në Shkup dhe Zagreb

17 dhjetor-Mjegulla në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” është arsye për anulimin e më shumë fluturimeve dhe aterimeve gjatë natës dhe mëngjesit. Ka fluturuar vetëm aeroplani i “Viz er” drejt Bergamos në orën gjashtë të mëngjesit

Vizita e kryeministrit Nikolla Gruevski në Republikën e Kroacisë është anuluar për shkak të kushteve të këqia kohore në aeroportet në Shkup dhe në Zagreb.

Vizita në Kroaci do të realizohet në kohë tjetër, që do të konfirmohet në mënyrë plotësuese.

Kryeministri Gruevski sot në Zagreb duhej të takohet me kolegun e tij kroat Zoran Millanoviq, me presidentin Ivo Josipoviq dhe me kryetarin e Kuvendit Josip Leko, si dhe me përfaqësues të bashkësisë maqedonase në Kroaci.

Mjegulla në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” është arsye për anulimin e më shumë fluturimeve dhe aterimeve gjatë natës dhe mëngjesit. Ka fluturuar vetëm aeroplani i “Viz er” drejt Bergamos në orën gjashtë të mëngjesit.

Për shkak të mjegullës janë anuluar aterimet në aeroportin e Shkupit “Leka i Madh” nga Vjena dhe nga Lubjana që u anuluan pas mesnate, si dhe fluturimet nga Shkupi drejt Vjenës, Lubjanës dhe Zagrebit. Anulim ka në fluturimet e mëngjesit prej dhe për në Stamboll dhe Beograd, është është realizuar fluturimi drejt Bergamos, tregon informatori zyrtar i ueb faqes së aeroportit të Shkupit.

Sipas Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisëp (LAMM), komunikacioni në të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale të shtet po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të reshjeve dhe shkrirjes së borës është e mundshme paraqitja e rrëshqitjes së tokës në të gjitha akset rrugore. Rekomandohet drejtim i kujdesshëm e automjeteve dhe përshtatje e shpejtësisë së lëvizjes sipas kushteve në rrugë.

LAMM rekomandon kujdes më të madh në akset rrugore Dibër – Strugë, Mavrovë – Dibër, Katllanovë – Veles dhe Demir Kapi – Udovë ku ka mundësi për paraqitje të mundshme të shembjeve, të cilat mund ta pengojnë qarkullimin e drejtuesve të automjeteve.

Drejtim më i vëmendeshëm me automjetet nevojitet edhe në rrugën magjistrale M-1, aksi Katllanovë – Veles, ku kryhen punët për rikonstruksion të rrugës për çka ka të vendosur sinjalizim përkatës të qarkullimit. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga Maqedonia.

LAMM përkujton se në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjes dimërore në automjet

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *