Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen personat që me veturë sulmuan protestuesit

Arrestohen personat që me veturë sulmuan protestuesit

Shkup, 27 dhjetor – Dy qytetarë kanë përfunduar me lëndime të reja trupore pasi mbrëmë rreth orës 18:00, një shofer i dehur dhe bashkëudhëtari i tij me veturë “Ford Eksplorer” kishin sulmuar turmën e qytetarëve të opozitës të cilët po protestonin në Prilep.

Siç njoftojnë nga MPB, shoferi i veturës ka refuzuar që të pranojë urdhërat e policisë, kurse në vend që të ndalet siç iu kishte urdhëruar, e ka rritur shpejtësinë e veturës dhe i ka goditur protestuesit.

Dy protestuesit janë dorëzuar menjëherë në spital ku mjekët kanë konstatuar lëndime të lehta trupore.

Policia i ka arrestuar të dy personat që gjendeshin në veturë dhe ndaj tyre do të ngrejë padi penale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *