Home / Lajme / Maqedoni / Asfaltohet rruga e gjatë 300 metra në Banjicë të Poshtme

Asfaltohet rruga e gjatë 300 metra në Banjicë të Poshtme

5 dhjetor-Banorët lokal shprehen mirënjohës ndaj Komunës së Gostivarit dhe kryetarit Rufi Osmani, për këtë investim. “Jemi shumë mirënjohës për këtë investim, duke pasur parasysh faktin se komuna prej nesh vjel vetëm taksa minimale, ndërsa realizon projekte të mëdha siç është kjo rrugë dhe investime tjera”, thonë banorët lokalë.

Një ndër rrugët kryesore në Banjicë të Poshtme, e cila lidh një lagje të këtij fshati me Banjicëne e Epërme, fitoi asfalt të ri.

“Rruga ka gjatësi prej 300 metrash, ndërsa asfaltohet në gjerësi prej 3,5 metrash. Kjo rrugë, në fakt, kishte asfalt por ishte dëmtuar jashtë mase dhe ndërhyrja ishte e domosdoshme.

Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë sepse bashkon lagjet e Banjicës së Poshtme dhe Banjicës së Epërme”, thotë Bekim Sadiku – inxhinier mbikëqyrës në Komunën e Gostivarit.

Banorët lokal shprehen mirënjohës ndaj Komunës së Gostivarit dhe kryetarit Rufi Osmani, për këtë investim. “Jemi shumë mirënjohës për këtë investim, duke pasur parasysh faktin se komuna prej nesh vjel vetëm taksa minimale, ndërsa realizon projekte të mëdha siç është kjo rrugë dhe investime tjera”, thonë banorët lokalë.

Për këtë projekt, Komuna e Gostivarit nga buxheti i saj ka ndarë 1,2 milion denarë. Në realizim e sipër janë edhe disa projekte të tjera infrastrukturore, ndërsa punët do të vazhdojnë derisa kushtet atmosferike do ta lejojnë një gjë të tillë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *