Home / Lajme / Maqedoni / Asnjë kërkesë për azil nuk është aprovuar nga Maqedonia

Asnjë kërkesë për azil nuk është aprovuar nga Maqedonia

15 dhjetor-Nga statistika aktuale e Ministrisë federale të Punëve të Brendshme të Gjermanisë del se nga Maqedonia 497 persona, kundrejt 1351 në tetor. Nga Serbia ka pasur 1306 persona të cilët kanë kërkuar azil, ndërsa në tetor kanë qenë 2673

Numri i azilkërkuesve nga Maqedonia dhe nga Serbia në Gjermani ka rënë në mënyrë të konsiderueshme në nëntor. Nga statistika aktuale e Ministrisë federale të Punëve të Brendshme të Gjermanisë del se nga Maqedonia 497 persona, kundrejt 1351 në tetor. Nga Serbia ka pasur 1306 persona të cilët kanë kërkuar azil, ndërsa në tetor kanë qenë 2673, transmeton Dojçe vele.

Me kërkesë të ministrit gjerman të Punëve të Brendshme Hans-Peter Fridrih, shërbimi federal për migracion e ka përshpejtuar procedurën për vlerësimin e kërkesave për azil në më pak se dhjetë ditë. Të dhënat nga statistika konfirmojnë se motivet e azilkërkuesve janë para së gjithash nga natyra financiare, se me këtë në mënyrë të konsiderueshme zvogëlohen paratë për ndihmë për gjoja azilantët. Për shkak të qëndrimit të shkurtër në Gjermani, tashmë nuk është interesant të kërkojnë azil vetëm nga shkaqe ekonomike, vlerësoi ministri Fridrih.

Në nëntor janë vendosur 4395 kërkesa të shtetasve të Serbisë, 2353 të azilkërkuesve nga Maqedonia dhe 1231 nga Bosnja e Hercegovina. Në asnjë rast nuk është konstatuar plotësimi i kushteve dhe nuk është aprovuar asnjë azil

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *