Home / Sport / ‘Ballistët’ s’harojnë ‘Kurtishi’-n

‘Ballistët’ s’harojnë ‘Kurtishi’-n

“Jam shumë i emocionuar dhe falemenderoj shumë ‘Ballistët’ që nuk haruan babain tim të ndjerë. Vërtet nuk kam fjalë për të përshkruar këtë emocion, prandaj vetëm dua të përshëndes përzemërsisht tifozerinë tetovare”, tha shkurt Safet Kurtishi, i biri i të ndjerit bacës Xhelë.

Në manifestimin e të ejntes, ku tifo-grupet shqiptare shpallën sportistët më të mirë shqiptarë për vitin 2012, ku të pranishëm ishin leureatët Nuri Seferi, Ferhan Hasani dhe Albert Selimi, grupi i tifozëve ‘Ballistët’ nuk kanë haruar të japin mirënjohje për të ndjerin Xhelal Kurtishin. Personi që jetoi, veproi dhe ishte pranë Shkëndijës deri në ditën e fundit të jetës së tij, është nderuar me mirënjohje post-mortum nga ‘Ballistët’, ndërsa në emër të tij mirënjohjen e pranoi i biri i të ndjerit Xhelalit, Safet Kurtishi. “Jam shumë i emocionuar dhe falemenderoj shumë ‘Ballistët’ që nuk haruan babain tim të ndjerë. Vërtet nuk kam fjalë për të përshkruar këtë emocion, prandaj vetëm dua të përshëndes përzemërsisht tifozerinë tetovare”, tha shkurt Safet Kurtishi, i biri i të ndjerit bacës Xhelë. Kujtojmë se Xhelal Kurtishi ka qenë një prej personave që Shkëndijën e kishte pjesë të jetës, ndërsa edhe pse asnjëherë nuk ka bërë publike, ai shumë herë ka dhënë finansa për skuadrën ‘kuqezi’, me shifra ndoshta më të mëdha se sa që kanë bërë shumë sponsor të kësaj skuadre, për çka edhe ekziston dokumetacion. Gjithsesi i ndjeri Kurtishi asnjëherë nuk zbuloi këta gjëra, duke treguar se dashuria e tij ndaj Shkëndijës ishte shumë e madhe. Prandaj mirënjohja e ‘Ballistëve’ për bacën Xhelë ishte shumë me vend dhe për këtë lëvdata shkojnë edhe në drejtim të tifozëve të Shkëndijës, që ruajnë nderin e ‘kuqezinjëve’ tetovarë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *