Home / Sport / Barazim 1:1 i Napredokut me Metalurgun

Barazim 1:1 i Napredokut me Metalurgun

Pas 90-të minutave interesante Napredoku dhe Metalurgu u ndanë me barazimin 1:1. Mysafirët kaluan të parët në avantazh me golin e Stevanoviçit, ndërsa vendasit arritën të barazojnë në minutën e 88 me golin e Markovskit.

Kampionati vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit në vend më në fund është mbyllur, pasi të dielën është zhvilluar dueli i anuluar për shkak të motit të vështirë dhe terenit të mbuluar me borë. Napredoku dhe Metalurgu barazuan 1:1 në ndeshjen që duhej të luhet javën e shkuar, por që u anulua në mungesë të kushteve adekuate për lojë. Edhe pse rregullat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë janë decide dhe kërkojnë që ndeshja e anuluar të zhvillohet brenda 24 orëve, mirëpo për shkak të motit të vështirë dhe pjesëmarejs së katër futbollistëve të Napredokut në miqësoren Maqedoni-Poloni, komesari për gara pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski vendosi që takimi të luhet të dielën. Dhe pas 90-të minutave interesante Napredoku dhe Metalurgu u ndanë me barazimin 1:1. Mysafirët kaluan të parët në avantazh me golin e Stevanoviçit, ndërsa vendasit arritën të barazojnë në minutën e 88 me golin e Markovskit. Të dyja këto skuadra pas këtij barazimin me nga 31 pikë, mbetën në ndarje të pozitës së tretë. Gjithsesi renditja tablera gjatë javës së ardhshme mund të pësojë ndryshime, pasi që FFM-ja duhet të sjellë vendimin për ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Teteksit dhe Shkëndijës. Sezoni pranveror në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, është planifikuar të fillojë në javën e dytë të muajit mars

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *