Home / Sport / Barça fiton për Titon, Reali mundet përsëri

Barça fiton për Titon, Reali mundet përsëri

Dy gjigandët e futbollit spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid, kanë përjetuar një fundjavë diametralisht të kundërt, pasi katalanasit vazhdojnë marshimin triumfues, ndërsa madrilenët kanë prekur fundin me një tjetër humbje.

Katalanasit kanë mbajtur premtimin për të fituar dhe për t’ia dedikuar suksesin Tito Vilanovës që iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një tumori vetëm dy ditë më parë. Me asistentin e trajnerit që drejtonte në pankinë, Barcelona ka vazhduar lojën e saj bindëse dukr dominuar dhe duke shënuar me anë të Ksavi në fundin e pjesës së parë dhe Mesi në fillimin e të dytës (goli i 91-të për argjentinasin që mbyll vitin me këtë shifër të pabesueshme). Havi Guerra vuri në diskutim rezultatin me golin e tij në minutën e 89-të, por në fillimin e shtesës është Tejo që feston rinovimin me katalanasit duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-1.
Nëse Barcelona ecën e pandalshme në kampionat, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Real Madrid që tani është plot 16 pikë larg kryesuesve dhe kuptohet që të flasësh për titull kampion është krejtësisht një utopi. Madrilenët janë mundur në fushën e Malagas me rezultatin 3-2, në një ndeshje ku kanë shfaqur formën e tyre më të keqe dhe një lojë inekzistente në krahasim me atë të shfaqur vetëm një vit më parë nga të njëjtët lojtarë.
Sikur të mos mjaftonte thjesht humbja, madrilenët nuk do të kalojnë as pushime të qeta pasi në radhët e tyre ka shpërthyer çështja “Kasijas”. Murinjo ka lënë në stol portierin e kombëtares spanjolle duke zgjedhur të riun Adan, një vendim që ka irrituar dukshëm tifozët e skuadrës. Ata pak që kishin udhëtuar në transfertë për të ndjekur ndeshjen, e kanë përshëndetur vendimin e trajnerit me vërshëllima, duke kërkuar edhe largimin e portugezit në fundin e takimit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *