Home / Sport / Barcelona kërkon shërbimet e portierit Courtois

Barcelona kërkon shërbimet e portierit Courtois

Barcelona e shikon si një portier me të ardhme belgun, i cili ka shkëlqyer me Atletikon, pavarësisht moshës së re.

Barcelona është vënë në kërkim të një portieri të dytë, duke qenë se Pinto është në sezonin e tij të fundit me katalonasit. Drejtuesit e klubit spanjoll duket se e kanë zgjedhur gardianin që, sipas tyre, do të rivalizonte denjësisht me Victor Valdesin për një vend titullari. Bëhet fjalë për Thibaut Courtois, i cili aktualisht luan me Atletikon e Madridit, por është i huazuar nga Chelseat. Të katërtit e Londrës paguan nëntë milionë euro për kartonin e portierit 20-vjeçar, por që mund ta shesin sërish me një shifër të përafërt, pasi ndihen të sigurt me Peter Cezh. Barcelona e shikon si një portier me të ardhme belgun, i cili ka shkëlqyer me Atletikon, pavarësisht moshës së re. Gjatë afatit kalimtar të verës, Barça pritet të bëjë një ofertë prej dhjetë milionë eurosh, e cila mund të hapë negociatat mes dy klubeve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *