Home / Sport / Bartomeu: Ja pse nuk zëvendësojmë Vilanovën!

Bartomeu: Ja pse nuk zëvendësojmë Vilanovën!

Shefi i klubit i Barcelonës, Hose Maria Bartomeu, ka shpjeguar se pse drejtuesve të kësaj skuadre nuk u ka shkuar kurrë ndër mend që të gjejnë një zëvendësues për Tito Vilanovën, ndonëse ky i fundit do të qëndrojë më shumë se një muaj larg ekipit pasi ka kryer një ndërhyrje krirugjikale për heqjen e një tumori.

“Tito është pjesë e klubit. Ekzistojnë marrëdhënie njerëzore që janë ndërtuar prej shumë vitesh, të cilat kalojnë përtej çdo roli që mbajmë te Barcelona. Njerëzit këtu rriten bashkë dhe qëndrojnë bashkë falë lidhjeve emocionale. Gjëja e parë që të shkon ndër mend është miky yt, jo futbolli”, tha ai për “The Sun”.
“Tito ishte një lojtar në akademinë tonë. Ai u largua, luajti për klube të tjera dhe u kthye si trajner përsëri në akademinë tonë. Më pas, ai punoi si numri 2 i Guardiolës, duke bërë hapin e radhës si trajner i parë i ekipit. As nuk na shkoi ndonjëherë ndër mend që ta zëvendësonim atë”.
“Ajo që na shqetëson nuk është çfarë do të ndodhë me Barcelonën, por çfarë do të ndodhë me Titon. Ky klub ka të bëjë me njerëzit që jetojnë dhe punojnë këtu, bashkë me vlerat njerëzore që ne mundohemi të mësojmë dhe të mbajmë gjallë. Nuk shqetësohemi për gjërat afatshkurtra apo çfarë do të ndodhë në fushën e lojës. Gjëja më e rëndësishme për ne është të kemi përsëri mes nesh Titon sa më të fortë dhe të shëndetshem”, tregoi zëvendëspresidenti i Barcelonës.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *