Home / Sport / Bayern – Borussia Dortmund, sonte nga 18:30

Bayern – Borussia Dortmund, sonte nga 18:30

Bayern München synon të shtojë epërsinë në krye të Bundesligës gjermane ndaj Borussia Dortmund, pas ballafaqimit ndërmjet këtyre dy skuadrave sonte nga ora 18 e 30 minuta, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të elitës së futbollit gjerman.

Dortmundi në dy edicionet e fundit ka qenë kampion i Bundesligës gjermane, mirëpo këtë edicion Bayerni është duke dominuar. Bavarezët pas 14 xhirove kanë tubuar 37 pikë, dhjetë më tepër se Bayer Leverkusen, që është i dyti. Dortmundi zë pozitën e tretë me 26 pikë. “Do të jetë një ndeshje e madhe, ndeshja derbi e stinorit. Dy skuadrat kanë treguar formë të lartë”, tha kapiteni i Bayernit, Philipp Lahm.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *