Home / Lajme / Maqedoni / BDI reagon ndaj shkrimit të së shtunes në gazetën ‘Utrinski Vesnik’ me titull ‘Ahmeti do ta kthejë LSDM-në në Parlament ndërsa Nikoliçi do të na pajtojë me Greqinë’

BDI reagon ndaj shkrimit të së shtunes në gazetën ‘Utrinski Vesnik’ me titull ‘Ahmeti do ta kthejë LSDM-në në Parlament ndërsa Nikoliçi do të na pajtojë me Greqinë’

30 dhjetor-“Qëllimi i artikullit të lartpërmendur dhe të ballinës që gjoja të paraqitet një shenjë barazimi midis qëndrimit të Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, rreth nevojës që opozita të kthehet në Parlament dhe të kontribuojë në proceset për të ardhmen e vendit, me iniciativën e vetëshpallur të presidentit Serb Nikoliç për ndërmjetësim në çështjen e emrit, është tendencioz, ofendues dhe absolutisht i papranueshëm”, thuhet në reagim.

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese për media ka reaguar sot për shkrimin në edicionin e së shtunës në gazetën “Utrinski Vesnik” në ballinë me titullin “Ahmeti do ta kthejë LSDM-në në Parlament ndërsa Nikoliçi do të na pajtojë me Greqinë” si dhe nëntitullin “Në mungesë të aksionit politik nga liderët kryesorë në vend, arrijnë oferta për ndërmjetësim nga të tjerë.”

“Qëllimi i artikullit të lartpërmendur dhe të ballinës që gjoja të paraqitet një shenjë barazimi midis qëndrimit të Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, rreth nevojës që opozita të kthehet në Parlament dhe të kontribuojë në proceset për të ardhmen e vendit, me iniciativën e vetëshpallur të presidentit Serb Nikoliç për ndërmjetësim në çështjen e emrit, është tendencioz, ofendues dhe absolutisht i papranueshëm”, thuhet në reagim.

Përshtypja, siç thuhet më tej, që fitohet nga paralelja që gazeta e tërheq midis Ahmetit dhe Nikoliçit, është që “të huajt” po përzihen në çështjet e brendshme dhe që kjo nuk është punë e tyre. Ndoshta, qëndrimi i gazetës për iniciativën e vetëshpallur të Nikoliçit do të ishte i kuptueshëm, por vendosja e Ahmetit dhe BDI-së në kontekst të tillë paraqet paragjykim dhe mospranim të realitetit në Maqedoni ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme autoktone e shoqërisë dhe japin kontribut të jashtëzakontë drejt ardhmërisë së vendit.

“Ahmeti dhe të gjithë funksionarët e BDI-së janë përfaqësues të zgjedhur nga qytetarët me legjitimitet absolut dhe me të drejtë për të vendosur për proceset e këtij vendi si dhe të japin kontribut për kohezion të shoqërisë në mes të të gjithë veprimtarëve për të mirën e shtetit.BDI pret vizion nga elitat maqedonase akademike, partitë politike, shoqëria civile dhe në veçanti nga mediat për t’i tejkaluar paragjykimet e pabaza dhe njohje të realitetit kushtetues të vendit e cila përcakton autoktoninë e shqiptarëve në këto troje dhe të drejtën e tyre të pamohueshme për të vendosur për të gjitha çështjet e këtij vendi. Shprehim shqetësim të thellë që akoma ekziston një ngarkesë e tillë negative dhe gjëja e fundit që e prisnim ishte që kështu paragjykime të burojnë nga elitat shoqërore të komunitetit maqedonas”, shtohet në reagimin e BDI-së.

Maqedonia, thuhet më tej në kumtesë, është para momenteve vendimtare për të ardhmen e vet dhe sot është koha për tejkalimin e paragjykimeve, është koha për konstruktivitet dhe punë të përbashkët e jo për bojkot, për dialog dhe kompromis dhe jo për protesta, është koha për guxim, siç thuhet më tej, që ta tejkalojmë vetveten dhe vendosmërisht, bashkërisht të sjellim vendime të rëndësishme për të ardhmwn e vendit tonë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *