Home / Lajme / Maqedoni / BE-ja kërkon që të gjitha partitë politike në Maqedoni të sillen me përgjegjësi

BE-ja kërkon që të gjitha partitë politike në Maqedoni të sillen me përgjegjësi

20 dhjetor-Stano e transmetoi qëndrimin e BE-së lidhur me kanosjen për abstenimin e mundshëm të opozitës nga zgjedhjet lokale – “Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi që të sigurojnë zgjedhje lojkale në pranverën e vitit 2013 që të zbatohen në mënyrë transparente, pluraliste ” është decid Stano.

Bashkimi Evropian i bëri thirrje të gjitha partive politike në Maqedoni që të sillen me përgjegjësi dhe qëllimi kryesor i axhendës të jenë reformat me të cilat do të mundësohet komisioni evropian të sjellë raport poizitiv në pranverë.

Ky është qëndrimi zyrtar i Brukselit zyrtar lidhur me krizën politike në vendin tonë të shkaktuar nga bllokimi i miratimit të buxhetit për vitin 2013, që e bën opozita në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton korrespondenti i MIA-s nga kryeqendra evropiane.

Nga Komisioni gjithashtu e komentuan edhe kanosjen e opozitës se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në pranverë, duke porositur se Maqedonia ka dosje të mirë për zgjedhjet e mbajtura kohën e fundit dhe se pret që të gjitha partitë të kontribuojnë që zgjedhjet në vitin 2013 të zbatohen në mënyrë transparente.

“Ajo që vazhdimisht e theksojmë dhe që ishte përsëritur para pak kohësh nga ana e BE-së në konkludimet e Këshillit të Evropës është që vendi ynë duhet që të fokusojë tërë energjinë dhe përpjekjet dhe të dërgojë rezultate me çka do të mundësohet që Komisioni të japë raport pozitiv për çështjet që janë në fokus, siç janë reformat ndërsa për këtë do të mundësojë që vendet-anëtare të miratojnë vendim pozitiv për hapjen e negociatave inkuadruese me IJR Maqedoninë” theksoi Peter Stano zëdhënës i KE-së i angazhuar për sektorin e zgjerimit të Unionit, duke shtuar se “kjo duhet që të jetë qëllimi kryesor i axhendës politike të vendit.

Zëdhënësi i Komsionit përsëriti se KE-ja nuk i komenton pozicionet e aktorëve të ndryshëm politikë, as spekulon se çfarë do të ndodhë nëse…, por përmendi se për avancimin e Republikës së Maqedonisë në eurointegrime duhet që të kontribuojnë të gjithë aktorët politikë në vend.

Stano e transmetoi qëndrimin e BE-së lidhur me kanosjen për abstenimin e mundshëm të opozitës nga zgjedhjet lokale – “Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi që të sigurojnë zgjedhje lojkale në pranverën e vitit 2013 që të zbatohen në mënyrë transparente, pluraliste ” është decid Stano.

Sipas zëdhënësit të Komsionit, KE-ja dhe vendet-anëtare i shohin zgjedhjet e të gjithë aspirantëve dhe kandidiatëve për anëtarësim si një nga masat e nevojshme për avancim.

“Maqedonia ka dosje të mirë në kohën e fundit në mbajtjen e zgjedhje dhe avancim në reformat zgjedhore. Prandaj, ne presim që zgjedhjet lokale në mars të shënojnë avancim të mëtejshëm”, është decid zëdhënësi i Komisionit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *