Home / Sport / Begirishtajn shkon në Brazil për të bindur Neimar!

Begirishtajn shkon në Brazil për të bindur Neimar!

Mançester Siti duket se ka marrë seriozisht idenë për të blerë yllin brazilian Neimar. Drejtori sportiv i klubit anglez, Çiki Begirishtajn, ka udhëtuar javën e kaluar drejt Sao Paulo për të diskutuar blerjen e mundshme të 20 vjeçarit të Santos, pavarësisht mendimit të përgjithshëm se ai duhet të qëndrojë në Brazil deri pas Botërorit 2014.

Por drejtuesit e Santos tashmë e kanë të vështirë t’i rezistojnë ofertave dhe kjo është arsyeja kryesore pse Begirishtajn ka udhëtuar në Brazil, i bindur se mund të nisë bisedime konkrete për lojtarin që vlerësohet rreth 40 milion euro.
Ironikisht, luftën më të madhe ai do ta ketë me ish-skuadrën e tij, Barcelonën, e cila prej shumë kohësh flitet se ka nënshkruar një parakontratë për blerjen e futbollistit, duke parapaguar 10 milion euro në arkat e klubit brazilian.
Por Mançester Siti nuk e ka probleme të paguajë çfarëdolloj gjobe që mund të rrjedhë nga prishja e kësaj marrëveshje, pasi sheikët kanë bërë të qartë se afrimi i një lojtari të tillë kalon çdo vlerë të mundshme monetare.
Kuptohet që Neimar do të kthehej në imazhin e ri të Sitit, duke përfituar një kontratë thuajse të barabartë me ato të Mesi e Kristiano Ronaldo, mbi 10 milion euro në vit, një shumë tmerrësisht e lartë për një 20 vjeçar që nuk ka dhënë ende prova në çfarë nivelesh mund të luajë përballë ekipeve evropiane.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *