Home / Sport / Benitez shkruan letër të hapur për tifozët

Benitez shkruan letër të hapur për tifozët

Rafael Benitez ka ndërmarrë një iniciativë mjaft të veçantë duke u shkruar një letër të hapur tifozëve të Çelsit dhe duke u premtuar se do të bëjë maksimumin për të kthyer suksesin te kjo skuadër.

Tekniku spanjoll iu gëzua më në fund një suksesi edhe në kampionat me ekipin londinez, duke i dhënë fund një serie prej 8 ndeshjesh pa fitore të skuadrës dhe duke ngrohur disi tifozët që nuk e kanë pritur mirë që në momentin kur ai zëvendësoi Di Mateon e shkarkuar nga detyra.
“Që në momentin kur unë pranova ofertën për t’u bashkuar me Çelsin, unë dhe ndihmësit e mi kemi punuar për të përmirësuar rezultatet dhe të gjenim fitoret që na duheshin, pa menduar për orët e gjata të punës apo sakrificat që kemi bërë”, shkruan ai në letrën e tij duke kujtuar edhe kalendarin e ngjeshur, pasi ka drejtuar ekipin në 5 ndeshje brenda më pak se dy javëve.
“Ne tani kemi një sfidë në Botërorin e klubeve në Japoni dhe nuk do të jetë e lehtë. Por kjo skuadër do të provojë gjithçka që të mundohet të kthehet në shtëpi me një tjetër trofe për t’ua dhuruar tifozëve të saj”.
“Këtë letër po e shkruaj që t’ju konfirmoj edhe një herë situatën dhe ndjenjat e mia para kësaj sfide të re me Çelsin. Pikërisht nga kjo ndjenjë sfide dhe përkushtimi ndaj detyrës vendosa të pranoj detyrën e Çelsit dhe ju falënderoj të gjithë juve për mbështetjen”, shkruan trajneri spanjoll në letrën e tij.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *