Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: NATO është një hap më përpara, nuk nevojitet Samit nëse zgjidhet çështja e emrit

Besimi: NATO është një hap më përpara, nuk nevojitet Samit nëse zgjidhet çështja e emrit

12 dhjetor-Me kërkesë të gazetarëve që ta komentojë vendimin e Këshillit të ministrave të BE-së sërish nuk dha datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, nga të gjitha arsyet për shkak të të cilave u bllokua edhe anëtarësimi në NATO, Besimi theksoi se është me rëndësi që Republika e Maqedonisë pa dallim të konkluzioneve formale është e vendosur për perspektivën e saj euroatlantike.

Në organizim të Këshillit euroatlantik të Maqedonisë sot u mbajt konferencë rajonale “Post-ISAF angazhim rajonal – leksione të mësuara dhe trashëgimia për A-5 shtetet në misionet e ardhshme ekspedituese”, për mundësitë që rajoni para se gjithash vendet e Kartës së Adriatikut i kanë në post mision ISAF në Afganistan.

Konferenca, theksoi ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi është shembull i mirë për atë se si sektori joqeveritar inkaudrohet në çështjet e rëndësishme për eurointegrimet, para se gjithash të rëndësishme për misionet paqesore të NATO-s. Nga viti 2014, përkujtoi ai, siç është vendosur në samitin e NATO-s në Çikago, do të zbatohet formë e re e kontributit në Afganistan, respektivisht forcat afgane të sigurisë tërësisht ta ndërmarrin kontrollin dhe të ndërtohen kapacitete institucionale.

“Qëndrimi i Republikës së Maqedonisë është se do të vazhdojë së bashku me anëtaret tjera dhe partnere të NATO-s në Afganistan me parimin “së bashku në, së bashku jashtë” që do të thotë që derisa NATO është atje, do të jetë edhe Maqedonia, si partner kredibil në misionet paqesore ndërkombëtare”, theksoi Besimi. Ai informoi se shqyrtohen mundësia dhe bëhen përgatitje për atë se kush dhe si do të jetë kontributi i Republikës së Maqedonisë post-ISAF.

Me kërkesë të gazetarëve që ta komentojë vendimin e Këshillit të ministrave të BE-së sërish nuk dha datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, nga të gjitha arsyet për shkak të të cilave u bllokua edhe anëtarësimi në NATO, Besimi theksoi se është me rëndësi që Republika e Maqedonisë pa dallim të konkluzioneve formale është e vendosur për perspektivën e saj euroatlantike.

“Kontributi për paqen, operacionet paqesore dhe reformat që i bëjmë vazhdojnë. Në këtë kontekst, NATO megjithatë është një hap më përpara për shkak se nuk nevojitet Samit nëse zgjidhet çështja e emrit. Në momentin e njëjtë mund të dërgohet ftesë për anëtarësim, kështu që për ne mbetet çdo ditë dhe me vendosshmëri t’i realizojmë reformat dhe ta japim kontributin për paqen globale”, tha Besimi.

Ambasadori i SHBA-së, Pol Uolers duke e përshëndetur konferencën, e cila sipas tij, mbahet në kohë të duhur, theksoi se Republika e Maqedonisë është me të vërtetë e përkushtuar në misionin e NATO-s pas vitit 2014, që është hap shumë i rëndësishëm, sidomos në kontekst të koordinimit të vendeve-anëtare të A5.

“Vendet-anëtare të A5 tani më kanë arritur sukses të vërejtur nga formimi në vitin 2003 dhe shpresojmë se kjo kështu edhe do të vazhdojë”, tha ambasadori amerikan Uolers. Ai mes tjerash e përshëndeti vendimin e Republikës së Maqedonisë që të mbetet në misionin ISAF, derisa atje është edhe NATO.

Misioni i ri i NATO-s pas vitit 2014, potencoi Nikolas Uilijams nga reparti për NATO-n, do të ketë natyrë dhe kontekst të ri, por qëllimi mbetet i njëjtë – t’i ndihmohet Afganistanit në luftën kundër terrorizmit, ndërsa forcat afgane pas 2,5 dekadave, me ndihmën e forcave të Aleancës me trajnime, stërvitje dhe këshilla tërësisht ta ndërmarrin përgjegjësinë për sektorin e sigurisë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *